FOTOT/Shkolla e fshatit Selbë në Dajt me çati të re, kushte më të mira për nxënësit

FOTOT/Shkolla e fshatit Selbë në Dajt me çati të re, kushte më të mira për nxënësit

Shkolla e fshatit Selbë në Dajt

Vogëlushët e fshatit Selbë në Njësinë Administrative të Dajtit do të kenë kushte më të mira për të mësuar, pa patur rëndësi nëse moti do të jetë me reshje apo me diell. Bashkia e Tiranës i është përgjigjur një shqetësimi të banorëve të zonës dhe ka nisur rikonstruksionin e plotë të çatisë në shkollën 9 - vjeçare “Qemal Lika” të këtij fshati, çka do t'i japë fund problematikës me lagështirën që vinte nga tavani. 

Punimet kanë përfshirë heqjen së pari të çatisë ekzistuese e cila ishte amortizuar totalisht dhe me rikonstruksionin e tarracës dhe do të vijojnë me vendosjen e një çatie krejt të re. Natyrisht që në shtator kur fëmijët të rikthehen në bankat e mësimit, shkolla do jetë gati me një çati të re, por edhe me kushte më të mira mësimore. 

Ndërkohë që në shtator pritet të nisë mësimi edhe në shkollën e re “Kosova”, punimet e së cilës janë drejt fundit. Në këto tre vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të madhe fëmijëve dhe të rinjve, ku pas rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, ka vijuar punën për rikonstruksionin dhe rindërtimin e shkollave për t'i dhënë zgjidhje edhe problemit të mësimit me dy turne.

Ora 18:49
FOTO/ Shkolla e fshatit Selbë në Dajt me çati të re
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Nfncnfnnf: 22/05/2018 19:15

      Kur t'i vene dritare do na thoni?! Sa qesharake.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës