Franca e dyta pas SHBA
në shënjestrën e Al Kaedës

Franca e dyta pas SHBA<br />në shënjestrën e Al Kaedës
PARIS- Një raport nga një agjenci amerikane e inteligjencës, tregon se Franca renditet e dyta pas SHBA-së si shënjestra perëndimore nga grupi xhihadist i Al Kaedës.
 
Sipas agjencisë “IntelCenter” nga përgjimet e komunikimeve elektronike në mesin e eskponentëve të Al Kaedës, rezultohet se Franca renditet e dyta si objektivi perëndimor.
 
Raporti erdhi pasi SHBA-ja zgjeroi mbylljen e disa prej misioneve të saj diplomatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në përgjigje të përgjimeve të inteligjencës të lidhura me degën e Al Kaedës me bazë në Jemen, sipas intelligjencës amerikanë.
 
Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur të shtunën mbylljen e ambasadave amerikane për disa ditë në 22 vende të botës dhe kryesisht në vendet myslimane.
 
Sipas zyrtarëve të lartë masa vjen për arsye sigurie dhe për shkak të një plani të Al Kaedës për të sulmuar objektet diplomatike të Amerikës.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë