Franca emeton pullën postare të Zamir Matit me Skënderbeun

Franca emeton pullën postare të Zamir Matit me Skënderbeun

Jo të gjithë e dinë se shumica e pullave postare shqiptare mbajnë firmën e piktorit të njohur Zamir Mati. Piktor i linjave romantike dhe delikate, Zamir Mati i ka dhuruar filatelisë shqiptare disa nga veprat e tij më të mira si “Shqipja” që është bërë, jo vetëm pullë poste, por edhe një nga posterat më famshëm që përfaqëson Shqipërinë, si dhe vepra “Mëngjesi” e shumë të tjera. Ndërsa këto ditë mësojmë lajmin se vepra e Zamir Matit është përfshirë edhe në pullat postare në Francë. Pulla postare, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar, nxirret në qarkullim nga “La Poste, France”. Ky lajm u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati”, thekson Majko. Piktura e emetuar në pullën postare është zgjedhur nga ekspozita kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu që Zamir Mati e çeli para dy vjetësh në Qendrën Kulturore në Francë, Paris, “Maison d’Albanie”, në Espace 26, Place Denfert Rochereau, Paris 14, ku prezantoi 32 punime në pikturë, akuarel, vizatime, grafika dhe një projekt ide dekorativ.

Piktura e Skënderbeut e emetuar në pullën postare

Ekspozita ishte rezultat i një projekti të hershëm dhe një bashkëpunimi me Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Francë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jo vetëm nga studiuesit shqiptarë, por edhe prej atyre europianë shihet si strateg dhe burrë shteti i madh. Ai udhëhoqi luftën kundër pushtimit osman, duke bërë bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar dhe u bë barrierë për të ndaluar mësymjen osmane drejt Europës. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë evropiane. 

Kush është Zamir Mati
Zamir Mati, piktori i njohur shqiptar prej më shumë se dy dekadash jeton në Paris. Ai njihet për një cikël të jashtëzakonshëm veprash piktorike, me rreth 50 vite karrierë, ku mes tyre përfshihen disa monumentet të arkitekturës” kushtuar orëve të qyteteve mesjetare shqiptare. Zamir Mati  ka krijuar piktura në vaj, skica, akuarele, portrete, peisazhe, grafika e më gjerë. Një nga veprata më mbresëlënse të Zmarir Matit që ka lënë gjurmë në pullën postare shqiptare është piktura  “Shqipja”, e frymëzuar nga ngjarjet e pranverës së rinisë së Kosovës në vitin 1981. Ajo mbetet një vlerë artistike dhe filatelike në historinë e artit pamor shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin