Franca kundër negociatave/ Diplomati i BE-së: Parisi po luan me zjarrin në Ballkan

Franca kundër negociatave/ Diplomati i BE-së: Parisi po luan me zjarrin në Ballkan

Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën në mbledhjen e sotme në Luksemburg që të kishin unitet për çeljen e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipërinë dhe Maqedoninë duke e shtyrë vendimin final për të premten. 'Financial Times' shkruan se mes ministrave të jashtëm të BE-së ka pasur debat të fortë në mungesë të konsensusit.

Vendimi për dy vendet ka përçarë edhe vetë unionin, pasi pjesa dërrumuese e vendeve të BE-së janë pro hapjes së dritës jeshile, por Franca është kundër duke kërkuar më parë që familja Europiane të reformohet përpara se të zgjedhoret, ndërsa Holanda ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, por që është rrëzuar.  

"Shumë vende anëtare dëshirojnë të fillojnë procesin e pranimit për Shkupin dhe Tiranën, si pjesë e një beteje strategjike për Ballkanin Perëndimor. Por kundërshtimet franceze kanë krijuar tensione të ashpra mbi qëndrimin e bllokut në një rajon të rrethuar nga vendet e BE në të cilat fuqitë rivale përfshirë Kinën, Rusinë dhe Turqinë po luftojnë për të pasur ndikim' thotë FT.

"Francezët po luajnë me zjarr" tha një diplomat i BE nga grupi i shumicës që mbështet fillimin e bisedimeve të pranimit me të dy vendet, shkruan më tej Financial Times."Kjo mund të kërcënojë stabilitetin e rajonit. Është një gjë shumë serioze" vijoi ai më tej.

"Shpresojmë që në fund Franca të përmbushë aspiratat e saj të udhëheqjes evropiane dhe të bashkohet me konsensusin e BE për Maqedoninë e Veriut" tha një zyrtar nga një shtet tjetër anëtar. Vendimi do të merret ditën e premte në samitin e liderëve të BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 15/10/2019 20:04

    Franca kushtëzon Shqipërin me ndarjen e Kosovës ...! Franca është kurva e vjeter , që kurr nuk ka punuar për të mirën shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi