Franca mbyll për tre javë shkollat për shkak të COVID-19

Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën tre javë si pjesë e kufizimeve të reja kombëtare për të luftuar rastet në rritje të Covid, thotë Presidenti Emmanuel Macron. Macron tha se shkollat do të kalojnë në mësim online nga java e ardhshme.

Masat e izolimit, të vendosura në disa zona të Francës javë më parë, do të shtrihen edhe në rrethe të tjera. Të gjitha dyqanet jothelbësore do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa njerëzve do t’iu ndalohet të lëvizin më shumë se 10 kilometra nga shtëpia e tyre, pa pasur një arsye të mirë.

Deri më tani Franca ka raportuar më shumë se 4.6 milion raste të koronavirusit dhe 95,495 vdekjeve të lidhura me kovid.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri