Franca do të nisë lehtësimin e bllokadës anti-COVID nisur nga kjo fundjavë, në mënyrë që për Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapin dyert dhe qytetarët francezë ta kalojnë një sezon festash normal.
Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje të ndajnë "momente me familjen" dhe të dashurit e tyre gjatë festave, pas më shumë se një muaji mungese.
Kështu deklaroi mbrëmjen e së martës presidenti Emanuel Macron, ku theksoi se e keqja e valës së dytë të pandemisë në Francë ka kaluar, megjithatë kafenetë dhe baret do të qëndrojnë mbyllur deri më 20 janar për të shmangur nxitjen e një vale të tretë.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur valën e tretë dhe për të shmangur një bllokadë të tretë”, deklaroi Macron.
Macron tha se masat aktuale do të zëvendësohet nga një shtetrrethim mbarëkombëtar midis orës 21:00 dhe 07:00, përveç në prag të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.
Franca ka qenë nën një bllokim të dytë kombëtar që nga fillimi i nëntorit. Njerëzve u është lejuar të largohen nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, për të blerë mallra thelbësore, për të kërkuar ndihmë mjekësore ose për të ushtruar një orë në ditë. Kushdo që shkon jashtë duhet të ketë një deklaratë me shkrim që justifikon daljen e tij.
Ndërsa të gjitha dyqanet, restorantet dhe baret jo-thelbësore janë mbyllur, shkollat dhe çerdhet kanë mbetur të hapura.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2301
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Paris, hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, arrestohet i dyshuari
19 Prill, 15:57
-
Lojërat Olimpike në Paris, ambasadorja franceze: Uroj që Shqipëria të fitojë sa më shumë! Terrorizmi mbetet kërcënim
17 Prill, 20:57
-
Franca pezullon shitjen e avionëve luftarakë Rafale për Serbinë
15 Prill, 09:57
-
Mero Baze: Rikthimi i dytë i Francës në botën shqiptare
14 Prill, 09:06
-
Policia në Paris thotë se po e fiton luftën kundër krimit afër Kullës Eiffel
13 Prill, 13:42
-
'Le Figaro': Rama vlerëson partneritetin me Francën
13 Prill, 09:52
-
Hajduti shqiptar vjedh bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro, gabimi që çoi në zbulimin e identitetit të tij
3 Prill, 22:19
-
Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez Edouard Philippe si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion
3 Prill, 18:34
-
Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës
29 Mars, 18:14
-
Basha në Paris, takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Franca të mbështesë Kosovën për në KiE
26 Mars, 19:10
-
Masakra në Rusi, Macron: I njëjti grup, tentoi të kryente sulm edhe në Francë! I shtrin dorën Putin për hetimet
25 Mars, 20:46
-
VIDEO/ Gjermania jep efekt me Kroos, mposht 0-2 Francën në Lyon! Gol pas 7 sekondash
23 Mars, 22:52