Francë/ Kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike, policia franceze arreston 18-vjeçarin

Francë/ Kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike, policia franceze arreston 18-vjeçarin

Stadiumi 'Geoffroy-Guichard'

Një person është arrestuar nga policia e Francës, pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm terrorist në një stadium futbolli që do të përdoret gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere, raporton BBC.

18-vjeçari me origjinë çeçene u kap në Saint-Etienne më 22 maj, por lajmi është bërë i ditur sot. Referuar burimeve zyrtare thuhet se autoritetet gjetën prova të një sulmi të frymëzuar nga islamistët ekstremistë.

Ministri i Brendshëm francez, Gérard Darmanin vlerësoi shërbimet e inteligjencës, që sipas tij prishën planet e një sulmi, që kishin synim Lojërat Olimpike. Franca është në gatishmëri të lartë në prag të Lojërave Olimpike, të cilat fillojnë më 26 korrik.

 Sipas mediave franceze, personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u kap pasi kishte shkëmbyer mesazhe të koduara me terroristë të njohur. Fotografitë dhe videot e stadiumit dyshohet se janë gjetur edhe në telefonin dhe kompjuterin e tij.

Ministri Darmanin tha se i dyshuari donte të sulmonte spektatorët dhe forcat e sigurisë në stadiumin 'Geoffroy-Guichard', stadiumi kryesor i qytetit, ku do të zhvillohen një numër lojërash futbolli. Ai ishte “i frymëzuar nga ideologjia islamike”, shtoi ministri i Brendshëm.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike