Francë, projektligji për sigurinë, Brukseli paralajmëron Parisin për "lirinë e mediave"

Francë, projektligji për sigurinë, Brukseli paralajmëron Parisin për

Foto ilustruese

Projektligji i ri i sigurisë në Francë, në bazë të të cilit do të kufizohej e drejta për të filmuar ose fotografuar pjesëtarët e policisë që janë në detyrë ka bërë që të reagojnë gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave.

Komisioni Evropian, në një reagim për agjencinë AFP ka thënë se mediat duhet të jenë në gjendje të “punojnë lirshëm".

"Komisioni nuk komenton mbi projektligjet, por thekson se në një periudhë krize është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe me siguri të plotë", tha zëdhënësi i BE-së Christian Ëigand.

Të premten, parlamenti francez miratoi ligjin e përditësuar të sigurisë, një nen i të cilit do të penalizonte botimin e imazheve të oficerëve të policisë me arsyetimin se një gjë e tillë “dëmton integritetit fizik ose psikologjik" të tyre.

Përfaqësues të medias thonë se kjo mund t'i japë policisë një dritë jeshile për të parandaluar gazetarët të bëjnë punën e tyre, dhe potencialisht të dokumentojnë veprimet joligjore nga forcat e sigurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri