Fred Belerët e Serbisë

Fred Belerët e Serbisë

Albin Kurti

Ka një frustrim të shumicës së shqiptarëve nga serbët. Për shkak të disfatave që kemi pasur në historinë tonë; mungesës se miqve gjenetikë siç serbët kanë Rusinë; apo të atyre gjeopolitikë si Franca, ne nuk kemi pasur shumë data për të festuar. Pastaj pa llogaritur terrorin e ushtruar mbi ne, kemi pasur një lloj frike e shoqëruar kjo edhe me zilinë që kemi pasur për hapjen e serbëve dhe mbylljen tonë në 45 vite komunizëm duke na çuar deri në simpatizimin e muzikës së tyre.

Serbët nuk kanë vonuar ta përkthejnë këtë në një lloj kategorie subhumane sidomos për shqiptarët e Kosovës. Kjo ka sjellë edhe ndruajtjen tonë përpara tyre.

Pavarësisht se në 30 vitet e fundit serbët kanë qenë vetëm në tërheqje, nuk ka mjaftuar për ne që të ndihemi të barabartë. Natyrisht që përtej simpatizantëve instiktivë të serbëve janë edhe ata të paguar si intelektualë që shpesh i shesin si gazetari mbrojtjen e interesave okulte të agjenturës serbe dhe bizneseve të lidhura me Serbinë. Ky sulm psikologjik është ndier edhe në popullatë, e cila do pavarësinë, por konsumon produktet serbe; do dinjitetin dhe targat kosovare, por kalon nga territori serb për të vajtur në vendet e emigrimit pasi vizitojnë Atdheun duke u poshtëruar nga policia serbe, a thua se një serbator benzinë kushton më shumë se dinjiteti. Dhe kjo rrjedhimisht të bën që një dorë banditësh në fshatrat e banuara nga serbët të duket dragua.

Kështu që nuk i ka të gjitha fajet Albin Kurti, sidomos kur përkthehet kjo nga lentet politike të Tiranës.

Për shkak të rrëmujës sonë me dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë; të pakujdesisë që pas shpalljes së pavarësisë Kosova të avanconte agjendën diplomatike; të luftës së paprincipe politike mes palëve në Kosovë dhe së fundmi edhe mes Tiranës dhe Prishtinës; të këmbënguljes së organizuar serbe për të fituar në paqe atë që humbën në luftë; të lodhjes së faktorit ndërkombëtar nga sherret ballkanike, jemi në fazën që Kosova nuk është shtet por thjesht territor, një geto në zemër të Evropës. Ky pozicion i ka ardhur në majë të hundës shumicës së popullsisë, ndaj edhe veprimi i Kurtit nuk është se nuk ka gjetur miratim.

Humbja e Mitrovicës do bënte që Kosova të humbiste Trepçen dhe rezervuarin e Ujmanit. Pra të mbetej vetëm me një fushë që të mbillte patate.

Diplomacia serbe ka avancuar avash, por qëndrueshëm në gërryerjen e Kosovës. Fred Belerët e saj janë gjithmonë të gatshëm të sulmojnë e pastaj të paraqiten si viktima. Ky është edhe rasti i fundit. Paraqitja e pesëdhjetë mijë serbëve si etalon që Evropa duhet të ketë ndaj të drejtave të njeriut është e ekzagjeruar pasi ata janë vetëm kapsolla që shpërthejnë kur i duhet agjendës së Beogradit. Agjendë, e cila ka kthyer në çështje ndërkombëtar përdorimin e targave në Kosovë, dhe diplomacia e BE-së ka tre vjet që merret me një çështje qesharake.

Ku do çojë veprimi i Kurtit?

Vështirë të thuhet në këtë moment kur e kanë braktisur të gjithë, madje edhe shqiptarët e frustruar nuk rrinë pa e kritikuar. Por e vërteta është që kjo gjendje e Kosovës nuk mund të vazhdojë më. Nuk është hera e parë që krijohen iluzione se bisedimet me Serbinë mund të çojnë në zgjidhje e ndërkohë janë vetëm shqiptarët që lëshojnë. A do çojë kjo në një ndarje të Kosovës apo në unifikim të saj, kjo mbetet për t’u parë sesi do pozicionohet SHBA-ja.

Sa për atë që duhet të kemi frikë se mos Serbia na vjen me shoqatën e gjuetarëve në Tiranë, kjo tashmë është qesharake. Së pari sepse Serbia nuk është më ish-Jugosllavia; sepse gjendja e ushtrisë serbe është e nivelit sovjetik; se të rinjtë serbë nuk kanë oreks të shkojnë në luftë; se një luftë me Kosovën implikon edhe Shqipërinë dhe në këtë rast raportet numerike të popullsisë nuk ndryshojnë shumë; dhe së fundmi do gjenden ca shqiptarë që do t’i dalin zot vendit dhe një luftë afatgjatë nuk është për këllqet e një shteti të vogël e të varfër si Serbia.

E kemi apo jo qejf Albinin, e vërteta është që Albini nuk mund të sillet si qen i rrahur sa herë do Beogradi dhe shqiptarët ta shikojnë këtë si poshtërim të Albinit. Bëni kujdes se në sytë e serbëve shikohet si poshtërim i shqiptarëve.

Ndaj tashmë detyra e shtetit amë është që të lërë mënjanë inatet e vogla dhe të hidhet në veprim dhe të sqarojë Perëndimin se çfarë janë dhe çfarë duan shqiptarët e Kosovës. Fundja duan as më pak e as më shumë një shtet normal dhe jo një shportë kombesh, racash dhe banditësh të modelit Fred Beleri.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haka Tekizoti: 31/05/2023 19:07

    Bravo! Qartë dhe saktë. Zhvillimet e tashme në Kosovë nuk duhen parë si çështje vetjake të Albin Kurtit. Nuk duhet të harrohet kurrë që Vuçiçi është ai që ka qenë, fashisti i zgjedhur nga Milosheviçi për urrejtjen e thellë të tij ndaj shqiptarëve, për besnikëri si antishqiptar i tërbuar. Prej kohësh e deri sot dëshmon të njëjtë sjellje, por tani gjoja me diplomaci. Është fatkeqësi ndërkombëtare që miqtë tanë dhe miqtë e Serbisë nuk e njohin, ose e njohin dhe e tolerojnë ose e mbështetin, duke mbështetur kështu zjarrvënësin e pandryeshueshëm të Ballkanit.

    Përgjigju
    • Vjeshta: 01/06/2023 13:25

      Me miqesine qe tregon Tirana zyrtare, i lind e drejta Serbise te thote : Ne nuk kemi gje me shqiptaret, kemi arritur marrveshje, Balkanin e hapur shalesh, por kemi me nacionalistet Kosovare qe jane ne token Serbe qe edhe sot e kesaj dite i akuzon deri ne Hage per krime, terrorizem, huligane, packa se ata luftuan per lirine e tyre.

  • Gjergj: 31/05/2023 18:48

    RESPEKT D Hila. Kompleksi i inferioritetit qè ka kapluar Belerèt "analista" tè tregut tè gabit, po mundohet si gjithmonè "tè jetè nè krye tè detyrès" pèr ti shèrbyer grekut e serbit. Tek shoh dhe dègjoj Kreshnik Spahiun apo Baze "i pavarur",,ke pèrshtypjen se ky komb paska patentèn e tè qènit tè shitur. Èshtè stuhi nè gotè, si gjithmonè, e krijuar fatkeqèsisht, nè vijèn e mendimit tè njè kryeministri, qè me kushtetutè, duhet tè mbrojè interesin kombètar,,,para se ti bèjè fresk "SANDRIT" kriminel nga Serbia. Doni diçiturèn e kètyre ditève dhe ngjarjeve,,,ja ku e kini. Nga huligani i partizanit tè Beigradit,tek Gjoka me vic qè luan tenis dhe deri tek serbi i fundit,,,,,janè nè llogore kundèr "SIPTARI" . Ndèrsa shqiptarèt,,,,,BIR SELMAN I NÈNÈS, KÈ TÈ QAJ MÈ PARÈ. Kur nuk ke qeverisje morale dhe tè pèrgjegjshme, ku institucionet bèjnè detyrèn e tyre,,,atèherè ke Belerèt nè derè,,,,,dhe ne kemi shumè prej tyre. Kèta janè ata qè bèjnè megafonin nè "median e pavarur" tè mbrèmjes. Tè tjerèt,,,heshtin si tè shastiisur. Ata tè tjerèt,,,janè shumica absolute por pa megafonin "e dhuruar" nga serbi e greku ama. Ata, kanè vetèm zemrat dhe dashurinè pèr kombin e tyre. Nga radhèt e tyre,,,dalin Adem Jasharè. Ke shkruajtur me zemèr DRITAN HILA.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri