Frika nga COVID/ Ulet numri i urgjencave pediatrike në QSUT! Prindërit: Nuk kemi ç'bëjmë, mundohemi të marrim masat!

TIRANË- Në urgjencën e pediatrisë në QSUT paraqiten mesatarisht 100 fëmijë në ditë, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky numër është më i ulët. Arsyeja kryesore mbetet frika e infektimit nga covid-19. Në të njëjtën periudhë në muajt shtator-tetor të një viti më parë paraqiteshin rreth 400 fëmijë në urgjencën në pediatrike.

“Kemi shumë frikë, normal se i cojmë dhe në cerdhe fëmijët kemi frikë, normal që kemi shumë frikë, por cfarë të bëjmë".

"Ne kemi sjellë nipin këtu, e kemi pasur me temperaturë, u bë katër ditë nuk i ulet temperatura u detyruam e sollëm në urgjencë, tani ta shikojmë a do stabilizohet. Me shumë frikë kemi ardhur me thënë të drejtën".

"Kemi shumë frikë, por duke marrë masat që janë të nevojshme që shteti thotë për t'i marrë, me frikë shumë vijmë", tregojnë prindërit.

Si e keni përballuar pjesën e pandemisë?

"Duke ndejtur në shtëpi, duke i evituar kontaktet me njerëzit”-u shprehën disa prindër.

Problemet kryesore që shfaqin fëmiëjt në këtë periudhë janë kryesisht ato respiratore.  Në Urgjencën e Pediatrisë bëhet dhe triazhimi i rasteve të dyshuara për covid-19.

Fëmijët që paraqiten në urgjencë me temperaturë pa një fokus të vecantë dhe kanë nevojë për shtrim u bëhet tamponi për të përjashtuar mundësinë e COVID-19. Deri në momentin që del përgjigjia, fëmija mbahet në ambientet e posacme të urgjencës dhe nëse rezulton pozitiv për koronavirus dërgohet në pavjonin e posacëm COVID në shërbimin infektiv të pediatrisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se momentalisht në këtë pavjon janë të shtruar 4 fëmijë me COVID  që ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mjekët këshillojnë prindërit që fillimisht të kontaktojnë me pediatrin e fëmijës dhe nëse ai e gjykon të nevojshme të behet referimi për në Urgjencën e Pediatrisë, kjo për të shmabgur gurmbullimet dhe riskun e infektimit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet