U tremb nga tërmeti, futbollisti maqedonas 'divorcohet' me Kukësin! Largohet me familjen, kërkon dokumentet me E-mail

U tremb nga tërmeti, futbollisti maqedonas 'divorcohet' me Kukësin! Largohet me familjen, kërkon dokumentet me E-mail

Tome Kitanovski

KUKES- Largimi nga Shqipëria pas tërmetit të 26 Nëntorit ka qenë përfundimtar për futbollistin nga Maqedonia Tome Kitanovskin i cili para kësaj tragjedie natyrore luante me skuadrën  e Kukësit. Ish-mbrojtësi i Kukësit ka refuzuar të kthehet në Shqipëri pasi trauma që pësoi nga ajo ditë e ka detyruar që bashkë me familjen të zhvendoset në vendlindje.

Ai ka kërkuar dokumentet përmes email-it, duke shmangur kështu çdo vizitë të mundshme në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar për Report Tv nga vetë shefi i klubit të Kukësit Jonuz Hallaqi. Pas tërmetit klubi vendosi të lërë pushim futbollistët ndërkohë që ndeshjet në kampionatin shqiptar u pezulluan për rreth një javë.

Por stërvitjen në fushën e blertë Kukësi e ka nisur me mungesa, pasi tashmë futbollisti maqedonas e ka marrë vendimin përfundimtar për t'u ndarë nga skuadra me të cilën e angazhua në nisje të këtij kampionati.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali