Frika nga virusi kinez, procedura që ndiqet për kontrollin në Rinas (VIDEO)

Edhe pse Shqipëria është një vend me risk të vogël për t’u prekur nga virusi kinez,  prej disa ditësh në aeroportin e Rinasit janë marrë të gjitha masat për të identifikuar personat që vijnë nga vendet aziatike, e që mund të jenë infektuar nga ky virus.

Kinezët, turistë të huaj por edhe shqiptarë, menjëherë sapo mbërrijnë në aeroportin e Rinasit e paraqiten pranë punonjësve të policisë të kufirit dhe migracionit, këta të fundit i pyesin nga vendi  i origjinës që ata vijnë e jo nga aeroporti që nisen.

Më pas, ata dërgohen pranë ambienteve të posaçme të ngritura në aeroport, ku i nënshtrohen kontrollit nga mjekët. Një nga mjetet e përdorura është edhe termometri me lazer, i cili mat temperaturën në distancë. Po ashtu, mësohet se personat që vijnë tranzit nga vendet aziatike, i nënshtrohen kontrollit në aeroportin nga ata nisen.

Ndërkohë që dje ministria e Shëndetësisë njoftoi dje marrjen e masave paraprake duke vendosur në zbatim planet e emergjencës, por theksoi se nuk ka rrezik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj