Frika për drogë në kontenierin me banane në Port, kontrolle arkë më arkë...por alarm fals

Frika për drogë në kontenierin me banane në Port, kontrolle arkë më arkë...por alarm fals

Foto nga kontrolli

DURRËS- Agjentët e antidrogës në Policinë e Shtetit kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në një kontenier me banane të mbërritur nga Amerika e Jugut, pas dyshimeve se kishte lëndë narkotike.

Pas më shumë se 30 minutave kontroll të çdo arke me banane,por edhe në pjesën e jashtme frigoriferike të kontejnerit, ku referuar episodeve të kaluara është fshehur droga, ka rezultuar se e gjitha ka qenë një alarm fals. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se pas gjetjes së 137 kg kokainë të gjetur pak ditë më parë, është rritur siguria në Portin e Durrësit, duke qenë se droga një kontenier është një praktikë e përdorur nga trafikatët për trafikimin e lëndëve narkotike. Dyshimet erdhën pasi kontenieri kishte në rregull plumbosjes, por pas kontrollit nuk u gjet drogë.

Më 27 shtator, në një kontenier me banane u kanë në pjesën e jashtme, frigoriferike 137 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori. Për sekuestrimin e 137 kg kokainë të sekuestruar nga autoritetet shqiptare e ato greke, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në mungesë masën e arrestimit me burg për biznesmenin durrsak, Gentian Malindin. Për të policia e prokuroria kanë dyshime se është njëri prej porositësve të lëndës narkotike. Ndërsa të premten, gjykata u komunikoi masën e arrestit me burg edhe dy bashkëpunëtorëve të tij, punonjësit të sigurisë në Portin e Durrësi, Ardian Bega dhe për Altin Mislihakan, pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit.

Foto nga kontrolli

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027