Frikë se Covid përhapet përmes ushqimit, flasin ekspertët...

Frikë se Covid përhapet përmes ushqimit, flasin ekspertët...

Koronavirusii është ende i panjohur dhe për atë ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Më e fundit pyetje është: A përhapet vërtet Sars-Cov-2 përmes ushqimit?

Sipas South Morning Post, e cila citon disa ekspertë, është "shumë e pamundur" që kjo të mund të ndodhte. Organizatat ndërkombëtare të shëndetit dhe ushqimit kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka prova që tregojnë përhapjen e koronavirusit përmes ushqimit ose paketimit.

Kina, pas shpërthimit të infeksionit në tregun Xinfadi në Pekin megjithatë ka testuar mijëra e mijëra mostra të prodhimeve të detit, mishit dhe perimeve. Qëllimi i autoriteteve ishte gjetja e një lidhje të pretenduar midis ushqimit dhe përhapjes së virusit. Deri më tani, të gjitha testet e përmendura kanë dështuar.

Rreziqe të ulëta, por higjena është e rëndësishme

Në një shënim të përbashkët të nënshkruar nga Sekretari Amerikan i Bujqësisë, Aonny Perdue dhe Komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn, thuhet se "nuk ka asnjë provë që njerëzit mund të kontraktojnë Covid-19 nga ushqimi.  Nga ana e tyre, si Organizata Botërore e Shëndetit, ashtu edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë kanë deklaruar se nuk ka shumë gjasa që njerëzit të jenë në gjendje të kontraktojnë Covid-19 nga ushqimi, qoftë edhe ai I paketuar.

Edhe nëse rreziqet janë të ulta, është megjithatë thelbësore të sigurohet higjienë e përshtatshme për të zvogëluar rrezikun e kontaminimit të virusit nga punëtorët që janë të sëmurë nga sipërfaqet dhe materialet e paketimit të ushqimit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës