Frikë nga pandemia, shqiptarët mbyllin lekët në bankë, BSH: Në fund të shtatorit 8.7 mld euro

Shqiptarët po shtrëngojnë dorën sa iu përket shpenzimeve në pandemi dhe janë bërë edhe më kursimtar. Të ndikuar nga pasiguria ekonomike dhe sociale që po shkakton pandemia, qytetarët çdo muaj e më shumë po rrisin depozitat e tyre nëpër banka. Banka e Shqipërisë raporton për një rritje të depozitave në muajin shtator me rreth 528 milionë euro më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2019.

Në fund të muajit shtator niveli i depozitave ka arritur në 1 trilionë e 78 miliardë lekë, ose përafërsisht 8.7 miliardë euro, duke pësuar rritje si në raport me 2019, ashtu edhe me muajin gusht, ku niveli i depozitave ishte 1 trilionë 69 miliardë lekë. Eksperti Klodian Muço thotë se kjo situatë ishte e pritshme, dhe do të vijojë përsa kohë do të zgjasë edhe pandemia.

"Njerëzit përgjatë pandemisë kanë pasur tendencën që të mos shpenzojnë paratë e tyre në investime qofshin këto hipotekor apo jo, dhe kanë tendencën që këto ti mbajnë nëpër banka", thotw Muça.

Po rritja e depozitave nëpër bankave, a lidhet edhe me faktin që qytetarët kanë frikë të konsumojnë dhe shpenzojnë?

"Sigurisht. Më tepër se sa pjesa e konsumit është pjesa e investimeve në të mira imobiliar dhe jo imobiliar. Konsumi vërtet është prekur por nëse do të shikojmë konsumin në kompleks, është prekur konsumi i të mirave private, ku në mungesë të parave njerëzit kanë vendosur të mos konsumojnë, dhe të investojnë gjithnjë e më pak. Po ashtu kanë devijuar konsumin duke shpenzuar vetëm për të mirat ushqimore, duke blerë më pak veshje, duke shkuar më pak në restorante. Duke mos pasur siguri se çfarë do të ndodh në të nesërmen, njerëzit kanë tendencën të kursejnë më tepër”, u shpreh për Report TV, eksperti Muço.

Sipas Muços shqiptarët po bëjnë të kundërtën e të huajve, të cilët depozitat e tyre po i kthejnë në investime afatgjatë.

“Sidomos qytetarët në nivel evropian që kanë tendencën të tërheqin paratë e tyre, dhe kursimet e tyre ti transformojnë në lingota ari. Kjo për të rritur sigurinë e investimeve të tyre në të ardhmen”, thotë Muço.

Pasiguria vihet re edhe nga forma e kursimit. Sipas bankës qytetarët ka zgjedhur depozitat pa afat, në mënyrë që t’i tërheqin në çdo moment. Ndërkohë dominojnë depozitat në valutë të huaj e kryesisht ato në euro.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Histori ekonomike: 31/10/2020 18:52

    Edhe lingotat e arit kane mangut shqiptaret. E keni lexuar historine e Shqiperise? Ne 1945-n e humben pasurine edhe ata me qypa floriri, edhe ata me pasuri te paluajtshme. Floriri iku, por tapite ngelen dhe tani te pakten pronat i gezojne trashegimtaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike