Fronti i të keqes dhe Meta për karshi

Fronti i të keqes dhe Meta për karshi

Kryetari i shtetit, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, nuk po rresht së bëri thirrje për krijimin e “një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. Ilir Meta duke gërmuar në rrjetet sociale edhe përtej kufijve të Shqipërisë, na paskësh gjetur një këngë të artistëve zviceranë, kushtuar “shembjes së teatrit”.

Zot i madh, fale se ky kryetar shteti nuk di çfarë bën, çfarë kërkon, çfarë lexon dhe çfarë gërmon. Zot fale, ky kryetar shtetit ka harruar përse gjendet në Presidencë, në godinën më simbolike të një vendi demokratik. Zot fale, një kryetar shteti që i ka shpallur luftë mediatike (me një tufë mediash që mban nën sqetull) qeverisë, Parlamentit, Policisë Shtetit, ambasadave të vendeve partnere të Shqipërisë, dhe kjo për një fakt të thjeshtë, rrëzimin e Edi Ramës, ose për ta detyruar atë të bëjë “pazarin e radhës”.

Me një fjalë, “hall pushteti” dhe jo demokracie. Ilir Meta nuk është dhe nuk shihet më si kryetari i shtetit në detyrë, sa kohë merret me kërkime në fb, google, dhe rrjetet e tjera sociale, për të gjetur “mbështetësit dhe përkrahësit e kauzës së teatrit të shembur”. Ai dita me ditë, bën thirrje për “rrëzimin e klikës, krijimin e një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. Presidentit në detyrë i ka kaluar me kohë “vijat e kuqe” që e ndajnë atë si kryetar shtetit nga detyrimet e tjera politike. Një kryetar shtetit që sillet si “çun lagje”, herë me Doktorin, herë me Lulzimin, e herë me Monikën, nuk ka gjasa të kryejë asnjë funksion kushtetues për të mirën e zgjidhjes së krizave, apo mosmarrëveshjeve institucionale mes forcave politike.

“Të krijojmë një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, bënte thirrje kryetari në detyrë i shtetit, duke na kujtuar “frontin demokratik” të Enver Hoxhës. Po kundër kujt, dhe cilin do të rrëzosh nga froni për të “rivendosur demokracinë”, kur lirinë dhe demokracinë nuk e ke vendosur qysh nga dita e parë në LSI zoti Meta ?

Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale, ashtu siç ka 7 vjet që ka vendosur shtetin ligjor mbi çdo padrejtësi. Të bësh thirrje për “krijimin e frontit të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, do të thotë të jetosh me ankthin dhe stresin e ndonjë ndëshkimi ligjor, që mund t’ju vijë jo nga “diktatura” por nga demokracia në veprim. Kur LSI, sulmon ambasadoren e SHBA-së, dhe bën fajtore vetëm qeverinë për mungesën e arritjes së konsensusit, kur LSI, sulmon selitë diplomatike sepse “përkrahin qeverinë dhe Edi Ramën”, nuk do të thotë se “duhet krijuar fronti i rivendosjes së demokracisë” zoti Meta.

Në politikë nuk mund të vegjetosh pafundësisht, duke pritur të mbyllësh pazarin e radhës për pushtetin. Në politikë nuk mund të mbetesh pafundësisht “lavjerrës” i pavarur zoti Meta, kaq gjë duhet ta ketë thënë Doktori, gjatë kuvendimeve të gjata, për të “mirën” e demokracisë, partisë dhe pasurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 26/05/2020 08:11

    Kur punonjesit e thjesht marrin jo me shume nga 20000 lek , pa sigurime shoqerore , a jemi ne demokraci ?.Kur mbi 650000 pensionist marrin nga 9-ne 16 mije lek , a jemi ne demokraci ?.Kur gjith te rinjt iken nga syt -kembet , a jemi ne demokraci ?.Kur krimi i organizuar dhe ekzekutimet jane me te fuqishme se kurre , a jemi ne demokraci ?.Kur vjedhiet dhe shkaterrimet paralizuan jeten ne vend , a jemi ne demokraci ?.Kur populli i ka humbur te gjitha shpresat , se mund te jetoje edhe ne vendin e tij , a jemi ne demokraci ?.Kur , qeveritaret nuk se japin me te voglin ndihmese , per hallet e shumta qe ka ky popull , a jemi ne demokraci ?.Kur qeveria punon dhe c'fritezon djersen e popullit , pa bere asnje trasparence, a jemi ne demokraci ?.Kur pipulli , kerkon ndonje sqarim , per punet e tij qe s'gjen zgjidhie , dhe qeveritaret -ketu KM ,kerkon ta vere ne loje , e te englendiset me lloj - lloj sofizmash ,dhe mungese respekti , a jemi ne demokraci ?.Po ju zoterinj qe predikoni gjithe te mirat, nga kjo qeveri ,- ku ne s'gjejme asgje- , si i siguroni ato ?. A dini c'dote thot demokraci per te gjithe , perse e neperkembni ate ?. A do harrije ndonjehere populli , te sikterrisij dallaveraxhinjt , dhe te fitoje lirine e demokracine ?.

    Përgjigju
  • Bujar: 26/05/2020 02:23

    Ketu qenkan mbeshtjell gjith komunistat e Edvin Rames

    Përgjigju
  • LAVJERSI: 25/05/2020 18:09

    Lavjersi meta po humb durimin e me dashuri e me durim prit o trim se Reçi s'i shpëton dot o iliri asgon. Lekët e vjedhura vilat e çdo gjë do shkojn te i zoti o ilir idjoti. Kur vodhe a u mendove ? Jo e tan kush gabon pagon ska më rëmpall o iliri hamall.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 25/05/2020 16:40

    Fronti se keqes me bajga neper kembe Meta- Berisha

    Përgjigju
    • Deda: 26/05/2020 16:04

      Unë nuk besoj shumë shumë ke partitë dhe sistemet se ne shqiptarët i kemi provuar të gjitha.unë besoj ke njerëzit .ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqij.zot bëj që të vijnë sa më shumë njerëz të mirë në drejtimin e vendit

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve!  Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës