Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi

Berat- Shfaqja e sëmundjes së fruthit në Shqipëri ka rritur mjaft interesimin e prindërve në Berat për të vaksinuar fëmijët e tyre.Edhe pse vaksinat kanë qënë në çdo kohë pranë Qendrave Shëndetësore,vitet e fundit ka pasur mjaft defiçite për faktin se prindërit kanë qënë skeptikë për këtë vaksinë. Prindërit nuk kanë pranuar t'i vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit.

Ishte pikërisht periudha e Covidit, kur fëmijët nuk shkonin në kopshte e çerdhe dhe me gjithë propogandën e bërë nga ne, prindërit nuk kanë pranuar ti vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit, ndërkohë që çdo refuzim i tyre është shoqëruar me deklaratë nga ana e vetë prindërve.

Eva Picinane, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.2 në lagjen "30 Vjetori", qendra me numrin më të madh të banorëve në Berat ka deklaruar se gjatë 2 javëve të fundit është vënë re interesimi i prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre.

"Janë vaksinuar 15 fëmijë nga mosha 0-1 vjeç (të prapambetur), fëmijë të cilëve ju është shtyrë vaksina për disa muaj dhe për grupmoshat 5-vjeç që tashmë kanë periudhën e dytë të vaksinimit të fruthit, kemi një defiçit prej 17 fëmijësh, prej të cilëve janë vaksinuar deri më tani vetëm 5 prej tyre”.

Pas daljes së rasteve të reja me fruth në Shqipëri është rritur edhe interesimi i prindërve për vaksinimin,ndërkohë që për këtë janë mobilizuar kopshtet,çerdhet e shkollat që kanë eveidentuar rastet e pavaksinuara,pasi ata mund të përbëjnë problem serioz për pjesën tjetër të shëndoshë e të vaksinuar të fëmijëve, tha mjekja.

Me gjithë kërkesat në rritje për vaksinimin nga fruthi në Berat konfirmohet se deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur nga fruthi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah