Frymëzuese! Përkujdesej për të birin e sëmurë, 23-vjeçarja italiane diplomohet nga spitali

Frymëzuese! Përkujdesej për të birin e sëmurë, 23-vjeçarja italiane diplomohet nga spitali

Valeria Carannante

ITALI- Valeria Carannante, 23-vjeçarja italiane është prova e fuqisë së dashurisë së nënës dhe vullnetit madhështor.

Historia e saj është frymëzuese! Valeria nëna e re e një djali vetëm 1 vjeç e gjysmë, prezantoi diplomën e saj të universitetit nga spitali, duke marrë pikë maksimale, teksa po kujdesej për vogëlushin e saj i cili vuan nga hipertensioni arterial.

Valeria arriti të diplomohej shkëlqyeshëm për “Shkenca Edukimi”.

Ajo ka pasur “krah” edhe ekipin mjekësor të cilët i ka falënderuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, për përkujdesen maksimal të treguar ndaj të birit.

“Falënderoj të gjithë ekipin e departamentit të nefrologjisë Santobono, për të gjithë kujdesin që po i japin të voglit tim. I falenderoj që më kanë treguar për gjendjen e tij shëndetësore si dhe për mbështetjen që i kanë dhënë në ditët më të vështira. Falënderoj profesor Pecoraro, një mjek, dhe një njeri të jashtëzakonshëm, për atë që bëri për djalin tim.”, shkruan ajo në postim.

Lidhur me këtë histori, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Bacoli, Josi Della Ragione i cili u shpreh se e ka lexuar me shumë emocion historinë e Valerias.

Sipas tij kjo është prova e pasionit, dashurisë, këmbënguljes dhe meriton duartrokitje.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit është tashme e qëndrueshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës