Frymëzuese/ U infektua me COVID! Infermerja shqiptare lind dhe intubohet, e sheh për herë të parë vajzën 1-muajshe

Frymëzuese/ U infektua me COVID! Infermerja shqiptare lind dhe intubohet, e sheh për herë të parë vajzën 1-muajshe

Infermierja shqiptare Silvana Rudaj

Një histori inspiruese në kohë pandemie është ajo e infermieres shqiptare Silvana Rudaj, e cila ia ka dalë të fitojë betejën me COVID, ndërsa ishte shtatzanë.

Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj ndërsa ka qenë e shtruar për COVID. Rudaj u infektua me COVID në javën e 38-të të shtatzënisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.

“Unë u sëmura në fund të marsit, ndërsa isha në javën e 38-të të shtatzënisë. Fillimisht u shtrova në spital për Covid por dhe për anemi dhe hekur të ulët. Unë u shtrova në spital, por isha mirë, derisa situata filloi të përkeqësohej, kisha ethe të larta që me detyruan ta sillja vajzën në jetë me operacion cezarian", tha ajo.

Në gjendje ende të rëndë, Silvana kalon dy javët e para pas lindjes e intubuar dhe ajo ka mundur që ta shohë të vajzën e saj për herë të parë 1 muajshe.

“Në 24 orët pas lindjes unë bëhem gjithnjë e më keq, ndërsa shtoheshin problemet me frymëmarrjen dhe nuk kishte ardhur ende koha të dilja nga intubimi. Unë vetëm kërkoja me mirësjellje që të dërgoja një mesazh të fundit partnerit tim. Është e vështirë të shpjegosh me fjalë frikën e vdekjes, zemërimin që nuk e kam parë fëmijën tim dhe duhet të bija në gjumë duke rrezikuar të mos zgjohem kurrë.

U përpoqa të komunikoja në çdo mënyrë por askush nuk më dëgjoi. Ishte ferr sepse isha ngulitur në trup, u përpoqa të flas, të lëviz, por nuk munda. Pjesa më e vështirë erdhi më vonë, sepse u ndjeva si një trup i vdekur. Nuk mund të bëja asnjë lëvizje dhe u desh shumë fizioterapi për të mësuar se si të ecja", tha ajo.

Vajzën e saj ishte në gjendje ta përqafonte përsëri në spital kur ajo ishte një muajshe. Një takim i parë me doreza, maskë, syze, por emocioni ishte i pamundur për t'u përshkruar, ka thënë ajo. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit