Fshati Bestrove në Vlorë 30 vite pa ujë, banorët: Mbushim në autobote njëherë në javë

Vetëm pak 5 kilometra larg qytetit të Vlorës dhe fshati Bestrovë është lënë në harresë. Prej 30 vitesh banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Në çezmat e tyre nuk vjen ujë nga rrjeti I ujësjellësit por mënyra e vetme për furnizim me ujë për banorët është nga puset nëntokësore që kanë hapur vetë.

Banorët ankohen se janë lënë në harresë nga çdo qeveri dhe ujin e pijshëm e blejnë në autobotet të cilat sjellin ujë në fshat.

“S’kemi ujë, keq jemi  si mos më keq. Vjen boti që blejmë ujë me para. Për të larë kemi një palo pus, ka më shumë se 20 vjet kjo”, tha një banore

“Presim botin të na vijë sot për të marrë ujë, për të larë mbushim bidona kur bie shi”, tha një banore

“ Nuk kemi ujë e marrin në bote njëher në javë, në pusë mbushim për tu larë”, tha një banore

Në pamje duken dhe autoboti ku banorët furnizohen me ujë të pijshëm por sapo konstatuan kamerën e Report Tv u larguan.

Ndërkohë edhe një banor i qytetit të Vlorës është ankuar në emisionin e mëngjesit “Shtypi ditës edhe ju” të Andi Kapxhiut se vuan mungesën e ujit të pijshëm që në shkurt të 2018. Nikolla Cuka nga Shkodra që prej 44 vitësh jeton në Vlorë thotë se është i pajisur me aparat matës dhe nuk është debitor por sërish i mungon uji i pijshëm. Cuka shprehet se prej 2 vitësh merr me qira një triçilë zetor dhe mbush ujë sa herë ka nevojë. Sipas tij ai nuk ka mundur të gjejë zgjidhje as në prefekturë as tek ujësjellësi.

“Problemi im është që kam dy vjet pa ujë, ja japin një tjetri. Mua ma prenë ujë dhe më dhanë një lidhje tjetër dhe aty nuk ma lidhën. Më dhanë sërish një pikë tjetër 75 metra më larg që kam dhe dokumenta, nuk ma lidhën as atje. Më thanë merre te rruga Transballkanike dhe unë se marr dot se e kam 300 metra larg. Më thonë nuk ta lidhim shko merre ujin në Shkodër në Bunë se Vlora është e vlonjateve”, tha Nikoll Cuka

Nikolla Cuka i bën apel institucioneve që të merren masa dhe të reagojnë në lidhje me rastin e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 08/01/2020 20:30

    Hahahahahahah te liqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit