Fshehje të ardhurash, ndërtim pa leje dhe punësim i paligjshëm, procedohen penalisht disa persona në Kukës dhe në Tropojë

Fshehje të ardhurash, ndërtim pa leje dhe punësim i paligjshëm, procedohen penalisht disa persona në Kukës dhe në Tropojë

Foto ilustruese

Disa persona janë proceduar penalisht në Kukës dhe në Tropojë për shkak se akuzohet për fshehje të ardhurash, ndërtim pa leje dhe punësim i paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor “INFORMALITY - 3”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Tropojë dhe Kukës u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 9 shtetas, konkretisht:

A. H., I. L., Z. Gj., A. N., Sh. M., A. P., B. A., Rr. L. dhe R. K., banues në Tropojë.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar - kafe, restorant dhe servis automjetesh, në zona të ndryshme të qytetit të Bajram Currit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetas, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", konkretisht:

A. K., G. C., I. R., Nj. S., M. C., S. J., Sh. S., K. K. dhe B. K., banues në Kukës, pasi këta shtetas kanë ndërtuar objekte të ndryshme, pa lejen e organeve përkatëse.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Tropojë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe "Ndërtimi i paligjshëm".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League