TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedaj me 6 muaj burg për fshehje pasurie. Ditën e sotme, Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e Dedjas duke lënë kështu në fuqi dënimin, i cili i konvertohet me 1 vit shërbim prove.
Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu që u dënua nga GJKKO, pasi u shpall fajtor se ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë, për blerjen e të cilit kishte deklaruar se kishte lidhur një hua 10 mijë euro dhe 15 mijë euro të marrë nga kunati i tij, por sipas SPAK, ky i fundit nuk e justifikonte shumën e dhënë.
Po ashtu, Dedja ka fshehur në deklarimin e tij edhe një apartament me sipërfaqe 60 m2, i ndodhur në zonën Kryemedhenj, të Kavajës. Dedja ka pasur probleme me deklarimin edhe të apartamenti 98 m2 në Tiranë, pasi në deklaratën e vitit 2003 ka dhënë vlerën 1.7 milionë lekë, ndërkohë që vlera sipas kontratës e apartamentit është 1.8 milionë lekë.
Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. Ai është dënuar për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
13.8%
-
Të gabuara
81.9%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 254
Lajme të tjera
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
23 Prill, 15:43
-
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
22 Prill, 08:58
-
Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës
19 Prill, 15:39
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25
-
Ndoqën burrat e tyre në Siri, GJKKO dënon me 5 vite shërbim prove 9 gratë e xhihadistëve
11 Prill, 20:41
-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
10 Prill, 21:46
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena
6 Prill, 10:00
-
'Metamorfoza', kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin
5 Prill, 11:28
6 muaj u kputet myth....ku e gjeti pasurine,minimumi eshte korrupsion pasiv ne bashkpunim.jo po s ka prova,provat jane leket
PërgjigjuKeta jane kriminelat e Sali non grates qe e degjeneruan drejtesine.
Përgjigju