FSHF vendos, finalja e Kupës Skënderbeu-Vllaznia do luhet në kryeqytet

FSHF vendos, finalja e Kupës Skënderbeu-Vllaznia do luhet në kryeqytet

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet me 30 maj në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 19:00. Vendimi është marrë nga Departamenti i Garave në FSHF që me short përcaktoi se pritës do jenë korçarët.

Njoftimi i FSHF-së.

KF Skënderbeu – KF Vllaznia është finalja e madhe e vlefshme për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Këtë të martë, Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe KF Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe KF Vllazninë si skuadrën mike për këtë finale të madhe.

Korçarët kaluan në finalen e Kupës pas fitores ndaj KF Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.

Ndërkaq, shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj KF Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj, i cili i dha biletën për në finale shkodranëve.

Kjo është hera e dytë në historine e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga KF Vllaznia, me rezultatin 1-0.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri