Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
Foto nga arrestimi i një prej tregtarëve
ITALI – Një grup kriminal që merrej me shitjen e kokainës është shkatërruar nga policia italiane. Në pranga kanë rënë 4 persona ndërsa 10 të tjerë janë vënë nën hetim. Policia në komunën Asti arriti të ndalonte shpërndarjen e rreth 1500 dozave në vlerën totale 300 mijë euro. Tregtia e drogës bëhej përmes kutive të ilaçeve.
Hetimet nisën në fund të vitit 2021 dhe rezulton se 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj ishte në krye të grupit që bënte tregti kryesisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.
Aktiviteti është cilësuar prej tij si “punë”. Disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje bënin edhe shitje nëpër dritaret e shtëpive. Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.
Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i arrestuar dhe Fabiola Ghiotti, që është në arrest shtëpie, të cilët blenë kokainën që e hodhën në sheshin Asti. Ata kishin blerë kokainën për një vlerë rreth 20 mijë euro.
Të tjerët janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge. Po ashtu është sekuestruar një pronë në zonën Antignano, një ndërtesë me tokë përkatëse, e blerë me të ardhura të paligjshme.
Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Asti-t, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.8%
-
Jo
28.1%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 3216
Lajme të tjera
-
I dashuri e vrau kur ikën në Spanjë, nëna e shqiptares Sibora Gagani: Do kryeja vrasjen më të tmerrshme po ta kisha përballë! Kam shpresë se vajza do kthehet...
8 Qershor, 20:06
-
I dënuar me 6 vite burg për kultivimin e 1720 bimëve narkotike në Tepelenë, 27 vjeçari kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë (EMRI)
8 Qershor, 15:29
-
Vetëm pak ditë larg nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’ (VIDEO)
8 Qershor, 14:44
-
Një muaj pas tragjedisë në Itali ku shqiptari vrau të bijën dhe italianin, vëllai i viktimës: Nuk e meritonte atë vdekje
7 Qershor, 20:57
-
Delegacioni nga Kalabria do vinte në Shqipëri, ‘Wizz Air’ i braktis në aeroport! Notë proteste për kompaninë ajrore
7 Qershor, 11:59
-
Papa Françesku shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent
7 Qershor, 10:49
-
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Itali, nën hetim dhe shoku i tij 17-vjeçar! Në momentin e vrasjes u largua nga banesa
6 Qershor, 10:38
-
Italia goditet sërish nga moti i keq! Përmbytjet rikthehen në disa zona, banorët paralajmërohen të qëndrojnë në shtëpi
6 Qershor, 10:26
-
EKSKLUZIVE/ Lojë që përfundoi në tragjedi, Nëna e 20 vjeçarit të vrarë në Itali flet për Report TV: Po luante 'ruletë ruse' me vëllain e shokët, qëlloi veten
5 Qershor, 11:46
-
I biri iu qëllua me plumb në kokë nga vëllai, flet i ati i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali: Ishte aksidentale, djali po luante
5 Qershor, 08:30
-
"Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat! Fluturo te Zoti!" Qindra persona i japin lamtumirën 19 vjeçarit shqiptar, humbi jetën në aksident
4 Qershor, 23:49
-
Sherr me thika mes bandave në Milano, plagosen 3 adoleshentë shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
4 Qershor, 18:45