Ftesa dasme në Kuvend, deputeti i PS drejt altarit. Ja kur do të mbahet dasma (Foto)

Ftesa dasme në Kuvend, deputeti i PS drejt altarit. Ja kur do të mbahet dasma (Foto)

Deputetët e PS-së duke marrë ftesa dasme në kuvend

Dita e sotme ka qenë pak e veçantë në Kuvendin e Shqipërsë pasi grupi parlamentar i Partisë socialiste ka marrë ftesë për në dasëm. Lajmin e mirë e ka dhënë Agim Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Së shpejti do martohet një deputet i mirë, po shpërndahen ftesat,”- shkruan Rama.

Foto e publikuar nga Agim Rama 

Dhe bëhet fjalë për dasmën e njërit prej deputetëve, Anduel Xhindin. 32-vjeçari nga Fieri do të martohet të dielën në datën 16 shtator. Sipas burimeve nga “Report Tv”, dita e hënë do të mbledhë vetëm deputetët e PS-së, për të festuar këtë ditë të shënuar.

Anduel Xhindi është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.[1] Ai i përket Partisë Socialiste, e cila ka fituar dhe mazhorancën në këto zgjedhje. Andueli është djali i Fatmir Xhindit i cili ishte gjithashtu deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur tre mandate rresht, në një nga zonat e qarkut të Fierit, në Roskovec.

Deputeti i PS-së, Anduel Xhindi 

Në 2 maj 2009 në moshën 49-vjeçare, Xhindi humbi jetën, pranë banesës së tij nga një atentat që i bëhet. Ngjarje që ka ndodhur një muaj para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009. Pas largimit nga jeta e parakohshme, Fatmir Xhindit, merr titullin Qytetar Nderi nga këshilli bashkiak. Në nder të tij është ngritur një shtatore.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët