Ftesa e Ramës për tryezë për negociatat/ Meta: Gati të marr përgjegjësitë e mia! Basha e refuzon: Thirrje hipokrite! Dështimet e tij na largojnë nga BE

Ftesa e Ramës për tryezë për negociatat/ Meta: Gati të marr përgjegjësitë e mia! Basha e refuzon: Thirrje hipokrite! Dështimet e tij na largojnë nga BE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta

TIRANË- Nuk kanë kaluar shumë orë nga ftesa e kryeministri Edi Rama për një tryezë gjithëpërfshirëse për negociatat dhe përgjigjet nga presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë ardhur.

Kreu i shtetit, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë duket se ka lënë një derë hapur për një mundësi të tillë duke thënë se është gati të marrë përgjegjësitë e tij si i pari i vendit. Nga takimi që pati me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca në ditën e Europës, Meta shprehet se nuk duhet humbur asnjë minutë për të finalizuar integrimin Europian.

"Kënaqësi të takohesha sot në Ditën e Europës me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, zotin Luigi Soreca. 70-vjet pas Deklaratës së Shumanit Bashkimi Europian mbetet projekti më frymëzues. Fuqia e tij buron nga vlerat themelore të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit. Shqipëria është sot një vend kandidat i Bashkimit Europian, që gëzon përkrahjen më masive e të palëkundur të qytetarëve në procesin e saj të integrimit.  Nuk duhet humbur asnjë minutë për të zbatuar me shpejtësi të gjitha kushtet për nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit, duke u përqendruar tek ndërtimi i një demokracie funksionale dhe sundimi i ligjit, sikundër theksoi dhe deklarata e Zagrebit. Jam plotësisht i përkushtuar për të marrë përgjegjësitë e mia në këtë proces si President i Republikës, dhe u bëj thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre për një përparim të besueshëm e të qëndrueshëm në secilin prej 15 kushteve. Për Shqipërinë Europiane! Sëbashku më të fortë!" tha ai.

Por, ndryshe nga Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama duke e quajtur atë si një thirrje hipokrite. Në përgjigje të tij, Basha liston ato që quan dështime të qeverisë Edi Rama në rrugën Europane, që sipas tij e kanë larguar Shqipërinë nga BE. Për Bashën, nuk është e nevojshme një tryezë e tillë dialogu, por mjafton që të plotësojë kushte e vendosura nga BE.

"Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite. Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti. Pandemia tregoi se ai vazhdon ta përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka.

Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t'ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh. Kjo krizë vetëm sa nxorri zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u. Janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa. Zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar", shkruan Basha.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PENCIONISTI: 10/05/2020 09:55

    O pencionist mëso Shqip o i uruar se do hikësh nga kjo bot ANALFABET. Mëso që pencjonisti shkruhet PENSJONIST o ANALFABET. Pra mëso njëher Shqip e pastaj komento o dordolec injorant. E sipas mëndjes tënde bajg do vëm në krye lyl hsjdut kriminelin e ilir kryehajdut me bllok në dor e floririt ja bëri for e ty të la si hor o pencionist bajga.

    Përgjigju
    • Analfabeti 2: 10/05/2020 16:16

      Koment per analfabetin e dy qe proteston ne mbrojtje te drejtshkrimit. Shkruhet : Pensionist - dhe jo - Pensjonist .. jam i bindur qe ti je nje analfabet opozitar me deshiren e zjarrte per te mesuar

  • shqiptar: 10/05/2020 02:40

    3 fytyrat me qe qelbura te shqiperise do zgjidhin hallet tona .... pika ...pika!

    Përgjigju
  • Sam: 10/05/2020 00:29

    Emra si Meta,Basha,Berisha,Nishani etj hajdute te djathte,duhet te zhduken,ne te kundert do t’ja hane edhe kosken popullit shqiptar!

    Përgjigju
  • Negociata: 10/05/2020 00:00

    Po nuk e kuptoni o njerez qe Lulin nuk e beson idhulli i tij perball Rames, e ka ngarkuar liken qe t'i prish pune Rames e shqiptareve per negaciatat, dy ujqrit 30 vjet e shqyen Shqiperine e nuk jane ngopur te shohim si do rrokallisen ngjarjet, se miliardat nuk i mbrojne dot me Shqiperine ne BE, qe sot likja kercenoi per padi ne SPAK qeverine.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 09/05/2020 22:29

    Put puu krushqi me Ramen

    Përgjigju
  • Lulushi: 09/05/2020 21:12

    Po ja si te presim qe te pranosh po kur mos pranovsh ka kohe qe te njeh bota mir jo me ne se je kok e kemb i dhjer

    Përgjigju
  • SHAL NGJITMI: 09/05/2020 21:05

    Shal ngjitmi kërkon nga Edi që ti hedhi ndonjë kock e shal ngjitmi kockën ta lëpi. Edi Rama shal ngjitmin e ka cel e myll lyli dyll. Po hik o shal ngjit se sje ti për ktë pun. Edi Rama ta pshurri kriminelin malok salhe ty të ka pshur sa her ka dash o lyli adash prandaj ti Edi Ramës mutin do i hash.

    Përgjigju
  • lulja e shqupit: 09/05/2020 20:05

    o pall e dine te gjithe qe ti nuk do shkosh se ke frike se nuk ke argumenta te kundershtosh dhe fakte qe mund te demaskosh ramen e ne fund do behet ajo qe ti e baba jot keni frike:qe vendi yne hyne ne europe dhe merita i ngelet edit se kshu e keni bere ju:lufte ndermjet jush kush te hyje ne histori pastaj frika tjeter eshte se do te akuzojne qe bere nje tjeter marveshje me ramen sic bere ne kohen e cadres se gabelve qe dhe sot e kesaj dite te akuzojne ose me mire ti thone gjerat sic jane.qe ty edi te ka vec loder per te hecur perpara ne politike.o bash do ulesh si cecua ne tavoline me te se do ta hedhi ndonje kocke e ti do e quash fitore deri sa te kuptojne te gjithe qe je i detyruar se nuk ke zgjidhje...o njeri pa vlere qe shkaterrove nji enderr:te kemi nji konkurrent ne politike ...te kemi nji parti me vlera qe duhet per ti dhene nje alternative votuesve per te ndryshuar dicka.je nji humbes dhe deshtak e mbi te gjitha je nji kukull e sales qe ti perlyu dhe ty duart me gjak shqiptari e ti nk ke cben tani por kerkon te rrish ne siperfaqe deri sa te mundesh...o shal njgjitur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto