Fuga-Bashës: Rama nuk ndalon hetime si Saliu dikur! Lulzimit i ka ngelur ora, avazin e ka njësoj

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga

TIRANË- E ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha kërkon hetim të shifrave të viktimave Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar duke theksuar se Kryeministri Rama nuk është si ish- kryeministri Sali Berisha që pengonte hetimet.

“Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit "Sopranos" i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e "fshehjes së të vdekurve"! KM s'ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s'ka ç'të thotë!”, shkruan Fuga.

 Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, duke i quajtur akuzat se po fshihet numri i të vdekurve me COVID, një marrëzi politike, tha Prokuroria nëse e sheh të arsyeshme mund të nis hetimet, askush nuk do e pengojë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A zgjidhet kriza në PD me një garë të re për kryetar?



×

Lajmi i fundit

John

Vrasja e ish-deputetit në Shkodër, policia shoqëron disa banorë të zonës! Autori ka dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e Pashko Ujkës prej disa ditësh! Familjarët mohojnë konfliktet