Fundi katastrofik i presidencës së Trump

Presidenti amerikan Donald Trump po largohet nga pushteti duke e lënë vendin në një vorbull dhune, mes një pandemie dhe më të përçarë se në 150 vjet. Fundi çorientues i mandatit të tij ka bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve të protestojnë në Uashington. FBI paralajmëroi të hënën për protesta të armatosura nga mbështetës  pro-Trump në 50 shtete, të cilat ngrenë dyshimin e një kryengritjeje të brendshme. Zyrtarët e shëndetësisë kanë frikë se 5,000 Amerikanë së shpejti mund të vdesin çdo ditë nga pandemia e injoruar nga Trump. Spitalet janë tej mbushur, punonjësit e  e shëndetësisë janë lodhur dhe tanimë të gjitha shpresat e tyre janë të varura tek vaksina që mund të vijë së shpejti.

U deshën 200 vjet që vendi  të përballet me dy kërkesa për shkarkim për një president. Qeverisja e ka çuar vendin në marrjen e një mase të tillë, dy herë në më shumë se një vit. Me Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që pritet të fajësojnë zyrtarisht Presidentin për nxitjen e një sulmi ndaj Kongresit të Mërkurën, ai do të mbështetet te Republikanë të cilët refuzuan të frenojnë paligjshmërinë e tij për ta shpëtuar atë.  Miliona amerikanë kanë besuar akuzat për mashtrim zgjedhor të Trump dhe ka shenja se disa forca policore dhe ushtarake janë radikalizuar nga ankesat që ai ngre.

Qyteti që Trump e ka quajtur shtëpi për katër vjet po kthehet në një kamp të armatosur në kundërshtim me atë që duhet të ishte, një qytet i gëzuar në pritje të presidentit të ri. Nga një simbol demokracie  Shtëpia e Bardhë dhe  Kongresi - janë mbyllur nëpër pengesa të shëmtuara hekuri dhe çimentoje.

Kjo është trashëgimia që Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të trashëgojë në tetë ditë kur të betohet për të ruajtur, mbrojtur dhe respektuar Kushtetutën - një betim që Trump e shkeli kur nxiti sulmin në Kapitol javën e kaluar .  Me ironi të padëshiruar, ekipi i Biden ka zgjedhur "America United" si temën inauguruese  të presidencës së tij, në kundërshti me realitetin që është në vend.

Modeli i dhunës së Trump

Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se skenat e tmerrshme në Capitol Hill të Mërkurën nuk ishin të njëhershme. Në vend të kësaj,  ato duken pjesë e një modeli duke përfshirë marshimet supremaciste të Bardha në Charlottesville që Trump nuk pranoi të dënojë dhe gazrat e protestuesve paqësorë anti-racistë në sheshin jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Në një paralajmërim të ri tronditës, FBI zbuloi fazën e ardhshme të mundshme në këtë valë radikalizimi në mbarë vendin, duke thënë që protestat e armatosura ishin planifikuar të mbaheshin në 50 shtetet midis 16 janarit dhe Ditës së  Inagurimit më 20 janar.

Ka kërcënime për një kryengritje nëse Trump hiqet me anë të Amendamentit të 25-të. FBI tha se po hetonte gjithashtu kërcënimet ndaj Biden, Kamala Harris dhe Nancy Pelosi. Në Uashington, dy oficerë të Policisë së Kapitolit u pezulluan dhe më shumë janë nën hetim për faktin se kishin ndihmuar turmën.

Biden u tha gazetarëve se pavarësisht paralajmërimeve, ai nuk kishte frikë të bënte betimin javën e ardhshme - por kombinimi i një përpjekje masive të sigurisë për ta mbrojtur atë nga mbështetësit e Trump dhe distancimit shoqëror do të thotë se inaugurimi  i tij do të jetë më i zbrazti ndër vite.

Deri më tani, pas një sulmi masiv terrorist të brendshëm në kështjellën e demokracisë amerikane, nuk ka pasur ndonjë informim të madh publik nga ndonjë agjenci kryesore e zbatimit të ligjit federal ose Shtëpia e Bardhë, një lëshim që nxit ndjenjën e një qeverie të munguar.

Atmosfera e tanishme e frikës dhe kryengritjes së egër politike është një mësim se çfarë ndodh kur një figurë aq e fuqishme sa një President, qëllimisht thellon ndarjet racore dhe sociale të Amerikës si një mjet për fuqinë së tij.

Një Kongres që nuk mund të kufizojë një President

Në anën tjetër Dhoma e përfaqësuesve ka nisur një procedurë fajësimi, provë e cila do të votohet të mërkurën. Duke synuar kështu ti japin një goditje morale, presidentit në largim, të cilit i kanë ngelur vetëm 8 ditë para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Pas protestës  së të mërkurës presidenti Trump ka shmangur daljet në publik, por Presidenti do të bëjë një udhëtim për të vizituar murin kufitar për të cilin ai tha se Meksika do të paguante, por në vend të kësaj taksapaguesit amerikanë paguan për të.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të bëhet ndonjëherë drejtësi për 21 janarin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari