Fundjava pa kufizime, por nuk dilet nga zonat e kuqe, Rama sqaron me hartë (VIDEO)

Hiqen kufizimet e orareve për liri dalje dhe për automjetet këtë fundjavë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë normale. Edhe bizneset nuk kanë më fashë orari që t'i ndalojë. Ato do të vijojnë të qëndrojnë të hapura. E ndaluar deri në 1 qershor do të jetë vetëm dalja nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen.

Nga dita e parë e muajit qershor Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë. Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6.

Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve. Ndërsa deri më datë 23 Qershor ndalohet të hapen kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Çfarë hapen dhe çfarë nuk hapen pas 1 qershorit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja