Fundoset varka me emigrantë në Mesdhe, raportohet për 40 të vdekur! Ishte nisur për në Lampedusa

Fundoset varka me emigrantë në Mesdhe, raportohet për 40 të vdekur! Ishte nisur për në Lampedusa

Foto ilustruese

Të paktën 40 persona raportohet se mund të kenë vdekur pasi një varkë është fundosur në Mesdhe.

Sipas gazetës italiane La Repubblica varka e madhe prej druri në të cilën ndodheshin 40 njerëz ishte nisur javën e kaluar nga Libia për në Lampedusa (ishull në Itali), ku nuk mbërriti kurrë.

Dyshohet se shkak mund të kenë qenë kushtet ekstreme të motit që kanë mbizotëruar në këtë zonë ditët e fundit. Por se pavarësisht alarmit të dhënë dhe ngritjes së dy avionëve të Frontex dhe Rojet bregdetare italiane, nuk është gjendur asnjë gjurmë nga varka e përmbytur.

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex në një raport ka nënvizuar se ardhja e emigrantëve në Mesdheun Qëndror në 2023 është rritur me 13 % duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor