Fuqia e gurëve - Bestytni apo shkencë? Flet ekspertja e kristalo-terapisë (VIDEO)

Ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje që gurët mbartin më shumë kuptim sesa ne e imagjinojmë? Disa gurë janë simbole të energjisë dhe ato lidhen ngushtë me gjendjen tonë emocionale, shendetin, fatin por jo vetem. Ato kanë një lidhje me tërë ekzistencën njerëzore, ose me disa porta specifike të energjisë së organizmit tonë, të njohura si chakra.

Të gjithë preferojmë të vendosim aksesorë të tillë si varëse, byrzylykë, madje dhe vathë apo unaza me gurë, por ndonjëherë refuzojmë të kuptojmë mesazhin që disa gurë mbartin dhe përçojnë në mjedisin rrotull nesh. Me siguri shumë prej jush mendoni se fuqia e gurëve është bestytni dhe jo diçka reale, por e ftuar ditën e sotme në “Rreze Dielli” ka qenë ekspertja e kristalo-terapisë Fjorza Mullaj, e cila na tregoi se është shkencë dhe diçka faktike.

“Eshtë dicka faktike! Ne themi që  kuarci i pastër ka formulë SiO2 'Silicon dioxide' dhe  ka shpikur elektricitetin. Kabllot elektrik kanë brenda tyre nje pjesë që eshte SiO2 'Silicon dioxide', është pjesa që transmeton rrymën, është shpikur nëpërmjet kuarcit të pastër. Nuk është lidhje bestytnie, nuk është lidhje fare besimi, pasi besimi lidhet me ekzisktencen e një hyjnije, nuk lidhet me sensin e një materie që preket, kjo është shkencë.', - përfundon Fjorza për 'Rreze Dielli'.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër

Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër