Fugoni i Burgut është përfshirë në një aksident të pazakontë mesditën e sotme në Elbasan. Furgoni po transportonte Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini i cili po paraqitej në një seancë gjyqi. Nga shpejtësia furgoni ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me një karrocë me kal në rrugë. Qytetari u dërgua menjëherë në spital, ndërkohë që ka ngordhur kali.
Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin. Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.
Ata dyshohen se pasi pinë me Lamçen deri në orët e mëngjesit e qëlluan më pas me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik të vitit 2020 në qendër të qytetit. Lamçe së bashku me Hajdarin dhe Sanxhaktarin kanë qenë së bashku në një lokal pranë qendrës së qytetit, madje postuan edhe foto të përqafuar në rrjetet sociale duke pirë. Rreth orës 05:30 të dehur u përleshën në bisedë e sipër dhe si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera të forta, Florian Lamçe ndërroi jetë.
Sa i përket viktimës, ai ka qenë i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar me tre vite burg për pengim të zbardhjes së krimit, ndërsa është hetuar edhe për dy plagosje. Edhe vëllai i tij, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin. Më herët Report Tv zbardhi dëshminë e Sokol Sanxhaktarit ku deklaronte se nuk e mbante mend se përse e qëlloi Florian Lamçen.
Sokol Sanxhaktari
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2285
Lajme të tjera
-
Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie
19 Prill, 12:36
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Cërrik/ 37-vjeçari përndiqte të miturën, vihet në hetim
16 Prill, 12:23
-
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara
16 Prill, 12:19
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan
15 Prill, 10:44
-
Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit
15 Prill, 09:10
-
FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, autoambulanca merr të plagosurin
14 Prill, 11:25
-
Gramsh/ Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga, 2 në kërkim! Në hetim dhe kryeplaku e inxhinieri i mjedisit
14 Prill, 10:29
-
Prrenjas/ U përplas me makinë nga shoferi i dehur, 24-vjeçarja ndërron jetë pas 5 ditësh në koma! Arrestohet shoferi
13 Prill, 17:30
Xhdo gje e kurdisur me plan per te shtyer gjygjin ai plena sanxhaktari esht shum dinak por edhe sikur te shpeton nga “drejtesia” do e pesoj nga pisqulluqet qe ka mer 17N
PërgjigjuI vetmi i pafajshem eshte Kali ne kete storie.
PërgjigjuShofera qe nuk njohin rrezikun e rruges dhe ngordhin kuaj duhet te dalin para drejtesis dhe sduhet te drejtojn me makine
PërgjigjuNuk eshte cudi te kemi ndonje arratisje nga spitali