'Furnizonin vendet e BE me kokainë'/ Kush janë tre shqiptarët e ekstraduar sot? I sillnin lekët në Shqipëri me çanta

1597249688_123.JPG

Florenc Mema, 30 vjeç, Demokrat Çizmja, 27 vjeç dhe Luan Bodlli 41 vjeç janë tre nga shqiptarët e ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë ku pritet të vuajnë dënimin e marrë nga autoritet italiane. Këto tre persona janë të njohur në botën e trafikut të kokainës, ku  një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal të shqiptarëve që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së.

Po cila ishte skema që përdorte ky grup? Referuar shkrimeve në media të aso kohe, kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Holandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup kriminal. 100 kile kokainë në vit dhe mijëra euro kesh të sjella në Shijak ishte aktiviteti i grupit kriminal goditur nën operacionin italo-shqiptar të koduar "Romano". Rezulton se kokaina e pastër ishte me mbishkrimin e linjës së parfumeve Hugo BOSS dhe shpërndahej në Holandë, Francë, Gjermani dhe Italinë e Veriut. Kokaina vinte nga Amerika Latine dhe pasi depozitohej në bazën e grupit të shqiptarëve në periferinë e Bergamos dhe disa qyteteve në Italinë e Veriut, ajo kalonte edhe në veriun e Europës. Paratë e grupit të fituara nga aktiviteti i narkotrafikut silleshin në Shqipëri në mënyrë ilegale me çanta dhe duke i fshehur në automjete. Marrja e shumë apartamenteve në zonën e Bergamos me qira nga anëtarët e grupit, të cilët i përdornin si bazë, ka ndihmuar hetuesit të arrijnë në gjurmët e trafikantëve. Ndërsa ndër logot e kokainës ishte dhe Hugo Boss, linja e parfumeve të shtrenjta, kokainë e cila përdorej për klientët VIP dhe shitej me çmim të lartë. Tre shqiptarët e arrestuar në Shijak kishin një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal dhe menaxhonin në Shqipëri fitimet e grupit kriminal.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Kush janë 9 shqiptarët e ekstraduar sot në Itali! Nga furnizimi i Europës me kokainë të pastër te heroina me anije...HISTORITË e tyre


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?



×

Lajmi i fundit

John

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së, Artan Shkëmbi shkon në GJKKO, pritet masa e sigurisë