‘Furtunë’ në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër, Gjonaj: Të shkarkohet drejtori dhe 21 inspektorë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka rekomanduar largimin nga detyra të drejtorit të Hetimit Tatimor në Shkodër dhe 21 inspektorëve, ndërsa 14 të tjerë janë paralajmëruar.

Gjonaj u shpreh se pas denoncimit në platformën e bashkëqeverisjes, u evidentuan një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës. Sipas burimeve të Report Tv denoncimi dyshohet se ka ardhur nga një biznesmen në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu ministrja tha se janë proceduar edhe 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori edhe për një ish-kryetar komune në Lezhë dhe 2 ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.

Deklarata e plotë e ministres së Drejtësisë
Strukturat Antikorrupsion nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka vijuar punën për zbatimin e planit të veprimit të miratuar nga qeveria. Në këtë kuadër Task Forca Antikorrupsion gjatë javës që kaloi ka kryer një kontroll të thelluar në Drejtorinë e Hetimit Tatimor – Rajoni Verior Shkodër.

Një denoncim i kryer në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al ka qenë edhe në këtë rast pikënisja e këtij kontrolli të ushtruar nga Task Forca Antikorrupsion, me objekt verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor në marrjen e masave administrative ndaj subjekteve ekonomike dhe ekzekutimin e tyre.

Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.

Nga kontrolli në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, për shkeljet e konstatuara, në raportin përfundimtar janë rekomanduar gjithsej 36 masa disiplinore, prej të cilave 22 largime nga puna dhe 14 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna.

Është rekomanduar largimi nga detyra për:

·         Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor – Rajoni Verior Shkodër

·         21 inspektorë të hetimit tatimor.

Ndërkohë janë rekomanduar vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për:

·         1 Përgjegjës Sektori i Zbatimit

·         13 inspektorë të hetimit tatimor;

Ndërkohë ka vijuar bashkëpunimi shumë i mirë i Task Forcës Antikorrupsion me Policinë e Shtetit, Prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese në vend.

Nga strukurat e Policisë së Shtetit gjatë javës së kaluar janë evidentuar 13 vepra penale në fushën e korrupsioni dhe vepra penale kryer nga punonjes shtetërore publikë.

Nga Policia e Shtetit janë proçeduar penalisht 26  autorë, nga të cilët:

7  prej tyre janë të arrestuar dhe ndaluar;

17 autorë ndiqen në gjendje të lirë;

dhe 2 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Ndër personat e ndaluar janë 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori për:

·         1 Ish-kryetar komune në Lezhë;

·         2 Ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës;

Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale si:

·         “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

·         “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”

·         “Shpërdorimi i detyrës”

·         “Falsifikimi i dokumenteve”

Ne jemi të ndërgjegjshëm se lufta kundër korrupsionit, është një sfidë e vazhdueshme dhe komplekse që nuk mund të kufizohet as në kohë e as në hapësirën e kontrollit.

Por jemi po ashtu të bindur, dhe rezultatet e fundit siç është rasti i Drejtorisë së Hetimit Tatimor në  Shkodër na i kanë konfirmuar, se me një bashkëpunim të mirë me publikun mund të arrijmë ta bëjmë edhe më efikase këtë luftë.

Prandaj do të vazhdojmë të jemi shumë të ndjeshëm dhe të gatshëm për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo ankese, denoncimi apo informacioni që do të na vijë nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqë duam.al, të cilët nuk do të rreshtim së ftuari për të qenë pjesë e këtij koalicioni të madh antikorrupsion

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 07/11/2018 17:28

    Asnje emer! Anonim ishin keta persona apo kodi etikes, sa te sistemohen neper institucione te tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë