VLORË- Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Prej mbrëmjes së djeshme, fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët, të cilat nuk janë shuar as nga reshjet e shiut që përfshinë vendin, pasi plehrat digjen në brendësi.
Zjarri kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Banorët të shqetësuar thonë për Report Tv se ky është një problem i madh që i shoqëron prej vitesh. Një banor thotë se përballen çdo ditë me erën e rëndë të mbetjeve.
“Ka që dje. Tym ka, pastërtia këtu është skandal. Këtu jo tymi, por vjen aroma e mbeturinave. Ne bllokohemi. Ka vite që hidhen mbetjet. Është problem i madh, se kuptoj ca po bëjnë, se këta i patën për të hequr dhe nuk i hoqën. Ti çojnë në një zonë atje që këtu nuk ka popullatë”, thotë banori.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Prej kohësh në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë ndodh e njëjta situatë, duke u përfshirë nga flakët dhe tymi toksik krijon ndotje për banorët e zonës. Edhe pse zjarret janë të vazhdueshme policia dhe prokuroria e Vlorës nuk kanë hetuar personat përgjegjës për ndotjen alarmante të qytetit.
Ai tym toksik ishallah demton kryetarin e Bashkise,deputetet e Vlores ,te gjithe bashke te majte e te djathte e t'u shkoje ne palce helmi kancerogjen qe kemi kaq kohe qe e durojme.
PërgjigjuIk more se po ja fut kot, po turistat pse vijnë në Vlorë?
Përgjigju