Fushata e kotë e Lulzim Bashës gjatë vapës

Nëse ka ndonjë që me të drejtë duhet të habitet nga Lulzim Basha këto ditë, ata duhet të jenë vetë demokratët. Rinisja e fushatës pasi votat e 25 Prillit u numëruan një më një, shërben vetëm t’i bindë ata se ka një përpjekje gjer në shtator. Lulzim Basha teksa pret rikthimin në Parlament si kryetar i opozitës, po mundohet t’u japë të tijëve idenë se nuk do të flejë gjer në vjeshtë. Por do të bredhë, ashtu si në Durrës e Lezhë, për të shpjeguar masakrën elektorale që i kanë bërë pas shpine. Por përtej kësaj fabule, në sytë e tij nuk mund të fshihet kënaqësia për shkaërrmoqjen e LSI-së dhe kjo për shumë arsye.

Së pari, ai i riktheu Partisë Demokratike një pjëse të mirë të votave që Ilir Meta ia mori në 2017 pas çadrës duke bërë virgjereshën e politikës dhe duke anatemuar marrëveshjen e 17 majit.

Së dyti, tashmë ai nuk ka asnjë detyrim nga LSI-së, sepse me të s’bën shumicën për asgjë. Madje, do t’i japë 2-3 deputetë borxh që të krijojnë grup parlamentar.

Të mos harrojmë edhe faktin që ai s’e mohoi kurrë ‘planin e përbashkët’ të publikuar nga Rama për ta çuar LSI për skrap, apo që e harroi Kryemadhin pas 25 Prillit dhe s’e priti më në selinë blu.

E gjithë fushata e re e Bashës, që s’e ndjek askush madje çon nëpër studio kaseta të regjistruara në diell kur në Shqipëri bie rrebesh, është një fiasko edhe për vetë qëllimin që Basha mund të besojë seriozisht. Mbase ai mendon se duke u paraqitur si dëshmitar i krimit elektoral mund t’i bindë demokratët për vendimet e gabuara që mori.

Fjala bie që futi deputetë Dulen, Idrizin, Mediun, Dukën e Shehin… Dhe nuk futi as në listë humbëse ata që qëlluan Edi Ramën me vezë në Kuvendin e shkuar. Por, përtej ‘borxhit’ që Basha mund t’u ketë aleatëve, ai duhet të sqarojë humbjen e të gjithë bllokut që krijoi dhe të gjejë fjalë për të justifikuar fitoren e shpallur që në tre orët e para të votimit. Ose, ose t’i kërkojë Ilir Metës llogari pse nuk i përveshi mëngët në Vlorë për të numëruar votat siç premtoi. Apo pse nuk i nxori gratë e Libofshës me sfurqe e kosa bari.

Ndoshta dhe një ‘mea culpa’ që dogji mandatet e zgjedhjet dhe 2019 do t’i bënte mirë atij dhe vizionit të opozitës. Jo si ajo ndjesa e Monikës ndaj të shoqit, por si e liderit që skuqi edhe vezë në Instagram dhe kuptoi që imazhi “i burrit të mirë” nuk varet nëse bën sikur s’e ke mendjen, por nga programi dhe vendimet.

Ndryshe s’pritet të fitojë ndonjë betejë post-zgjedhore me Ramën, kur s’del dot nga qorrsokaqet e para 25 Prillit që e futën izraelitët, Iliri apo Saliu

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento

Komente

  • Sibel: 14/05/2021 19:40

    Te lumte pena, sa i sakte je dhe sa thjeshte shkruan

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkoi ankimin e vendimit për Elisabeta Imerajn! Yuri Kim thirrje për mediat: Koha për të treguar guxim dhe integritet