Fushata për 2021, PS-ja bën hapin e radhës te të rinjtë, Balla zbulon nismën: Aplikoni për t'u bërë udhëheqës të gjeneratës tjetër

Fushata për 2021, PS-ja bën hapin e radhës te të rinjtë, Balla zbulon nismën: Aplikoni për t'u bërë udhëheqës të gjeneratës tjetër

TIRANE-Pak ditë, pasi socialistët 'ndezën motorët' për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla sot ka zbuluar nismën e re të PS-së që ka për qëllim sipas tij zgjedhjen e udhëheqësve të gjeneratës tjetër.

Balla thotë se Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.

"FRESSH VOICE. Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqipërisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në www.fresshvoice.al

Do të jetë një eksperiencë fantastike. Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin përballë një jurie profesionale. Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.

Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqipërinë që Duam.

Sot pasdite prezantimi i aplikacionit dhe rregullat e platformës, por vetëm online përmes ZOOM, me shumë të rinj në Shqipëri dhe në diasporë. Sepse lufta me Covid-19 vazhdon dhe respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm" shkruan Balla. Ndërkohë që në krahun tjetër Lulzim Basha prezantoi platformën për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës