Fushata presidenciale në SHBA, Trump e Biden takime në shtetet vendimtare

Fushata presidenciale në SHBA, Trump e Biden takime në shtetet vendimtare

Kanë ngelur vetëm dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA  dhe tanimë të dy kandidatë për president e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen e tyre në zona të cilat konsiderohen si vendimtare në përcaktimin e fituesit.

Trump mbajti takimin e radhës në Nevada ku nuk është votuar për një president republikan që nga viti 2004, ndërkohë Joe Biden zhvilloi fushatë në Karolinën e Veriut, ku një asnjë kandidat demokrat nuk ka fituar që nga zgjedhja e  Barack Obamës në 2008.

"Njerëz, dua të them kjo është koha për të rigjallëruar shpirtin e Amerikës. Është koha të rindërtojmë shtyllën e Amerikës, shtresën e mesme.  Dhe kjo kohë i bashkon të gjithë. Nuk ka rëndësi raca, mosha, feja, gjinia apo prejardhja. Të gjithë mund t’ja dalim”,  tha Biden.

 Ndërkohë që presidenti vazhdoi me akuzat ndaj kandidatit demokrat, duke theksuar se ai do të rimbyllë vendin duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme ekonomike, në një kohë që sipas tij vendi është rigjallëruar.

“Nëse votoni për Biden ai do të dorëzojë punët tuaja në Kinë,  do t’i dorëzojë të ardhmen tuaj virusit, ai do të mbyllë vendin, dëshiron të bllokojë.  Do të dëgjojë shkencëtarët – Nëse unë do të dëgjoja plotësisht shkencëtarët, tani do të kishim një vend që do të kishte rënë në depresion masiv", u shpreh Trump.

Sipas sondazheve ai që është në epërsi me pak pikë përqindje është rivali demokrat Joe Biden dhe me interes të madh po pritet debati i fundit presidencial i cili do të mbahet me 22 tetor në  Nashville.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë