Fushë Krujë/ 17-vjeçarja i denoncoi se e drogonin dhe e shfrytëzonin si prostitutë! Të rinjtë hakmerren, tritol shtëpisë së saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë ditën e djeshme kur një person me inicialet A.B ka hedhur në oborrin e banesës së shtetases M. F, në lagjen Kastrioti, një pako me lëndë plasësë artizanale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat RENEA që pas verifikimit ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Menjëherë më pas policia ka bërë edhe identifikimin e autorit të cilin më pas e ka arrestuar. Por përse ndodhi kjo ngjarje? Jo më larg se dje policia e Krujës arrestoi katër persona, të cilët përveçse merreshin me kultivimin e lëndëve narkotike, drogonin edhe abuzonin seksualisht me një 17-vjeçare, e cila është e bija e shtetases që po dje i kanë hedhur lëndën plasëse në oborr.

Ngjarja ka ndodhur për të kërcënuar familjarët, pasi vajza bëri denoncimin në polici, ndërkohë që 23-vjeçari që hodhi tritolin raportohet të jetë një nga dy personat e shpallur në kërkim, por për këtë ngjarje të rëndë. Report Tv mëson se prindërit e vajzës janë divorcuar, ndërsa i ati ka qenë disa herë i dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Ai kishte vetëm 3 muaj që ishte liruar nga qelia.

Nisur nga denoncimi, i bërë në dhjetor të 2019, policia vendosi në përgjim personat në fjalë. Gjatë hetimeve më pas rezultoi se përveçse shfrytëzonin 17-vjeçaren për prostitutë ata merreshin edhe me trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërkohë 17-vjeçarja gjatë kësaj periudhe edhe është droguar pa pëlqimin e saj.

 Ekspertët e policisë te banesa ku u vendos tritoli

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bossi: 14/07/2020 09:11

    Me vjen pak era azil ketu!!!

    Përgjigju
  • Iris: 13/07/2020 23:19

    Vajza te mos kete frike dhe te mos terhiqet nga akuza.Ata po I shtojne vetes vitet me te cilat do denohen nen akuzat e reja.Shpresoj vetem qe I jati te mos beje ndonje idiotesi kanuni,sepse ka per te shkateruar veten e vajzen me shume se ce ka shkateruar deri tani.

    Përgjigju
  • Eri: 13/07/2020 13:42

    Fush kruja gjithmon problem atje policia eshte inkompetente sa per me mar rrogen nuk jan profesionale ,nuk ta mban me denoncu as dhunusun as perdhunusin se ik per lesh per policin qe kemi fushkruj ca barkderra rrezik mi hedh dinamitun ne o borr te rajonit policise

    Përgjigju
  • Lori: 13/07/2020 11:25

    Ketu duhet denuar me shum policia se kriminelet.Vend i shpifur ne cdo sens.I shpelaft covidi gjith

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!