Fushë-Krujë, makina me impiant gazi merr flakë në ecje! Ngjarja në një lagje të populluar, nuk ka të lënduar (VIDEO)

Një makinë tip Citroen është djegur nga një shkëndijë elektrike, fatmirësisht pa të lënduar në Fushë-Krujë. Makina, e pajisur me një impiant gazi ka marrë flakë në ecje në pjesën e kofanos së makinës. Sapo kjo është pikasur nga drejtuesi i saj, me mjete rrethanore ai ka ndërhyrë për të shuar flakët.

Makina ka marrë flakë në një nga lagjet më të populluara të Fushë-Krujës dhe fatmirësisht nuk ka pasur shpërthim të gazit, që mund të sillte edhe viktima apo të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë zjarrfikësja e Krujës që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e shpërthimit të impiantit të gazit.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet sjellin bilanc 'lufte' këtë fillimvit, a duhet të konsiderohen si vrasje rrugore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Makina përplas dyqanin e një kompanie celulare në Gjirokastër, shoferi arratiset nga vendngjarja