Fushë-Krujë, i moshuari me biçikletë përplaset për vdekje, shoqërohet në polici shoferja (VIDEO)

Një 73-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje në Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur paraditën e sotme rreth orës 09:55 dhe sipas policisë drejtuese e makinës ishte një 33-vjeçare, ndërsa viktima është identifikuar si Ndre Ndoi.

"Mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev

Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev