Fustane që ruajnë mjedisin, sfilata unike e Eco Fashion Show

Fustanet që ruajnë mjedisin, ka qenë ky mesazhi që sfilata e Eko Fashion Show, e zhvilluar sot në Tiranë ka dhenë për të gjithë artdashësit dhe dashamirësit e mjedisit, të cilët mirëpritën me duartrokitje krijimet e veçanta të rinjve në veshje me mbetje të riciklueshme.

Fustane me mesazhe për jetën, veshje të vjetra, Gazeta, qese mbeturinash, kanaçet apo tapat e shisheve…gjithçka mund të shërbejë e të bëhet e dobishme për sa kohë qëllimi është i mirë; të ruhet ambienti. Dëshmi e gjallë e kësaj është Eco Fashion Show, e cila për të gjashtin vit radhazi, organizoi në Piramidën e Tiranës, një sfilatë origjinale me gjithë materialet që pjesa më e madhe prej nesh mendojmë se duhen flakur.

Të mëdhenj e të vegjël, vogëlushë dashamirës ndaj natyrës dhe tokës u bënë pjesë e kësaj sfilatë të veçantë. Mes tyre dhe Eliana, vogëlushja me sidromën down, e cila me anë të veshjes dha mesazhin e saj duke rrëmbyer edhe shumë duartrokitje nga publiku. Për vogëlushet pyetja për dashurinë për mjedisin ishte një po e ëmbël.

“Vetë e ke bërë këtë fustanin? A të pëlqen?
-Po

Çfarë ke dashur të thuash? Të pëlqen natyra?
-Po

Përse e ke bërë këtë fustan?
-Për jetën e natyrës.

Sa kohë të është dashur për të stiluar këtë fustan?
-Dy javë.

Vajzat bukuroshe që sfiluan treguan për Report TV emocionet e tyre pas skenës.

Cili është mesazhi që ke dashur të japësh?

Mbetjen e plastikës nuk duhet vetëm ta hedhim, por edhe të krijojmë veshje. Sa më të pastër në komunitetin ku jetojmë dhe unë për këtë arsye vendosa të bëj një fustan dhe ta kthej në art gazetën. Sepse më pëlqen është një gjë shumë e bukur dhe përdoret shumë në jetën e përditshme gazeta dhe për këtë arsye kudo që mund të dalësh, kudo që mund të shkosh mund të shohësh një gazetë në tokë, mund ta marim dhe ne e kthejmë në art. Kam mbledhur çdo ëmbëlsirë që haja çdo natë. Është bërë me ëmbëlsirat që unë i ha çdo ditë dhe ndjehem shumë mirë. Më mungon vetëm një ëmbëlsirë.

Vajzat që sfiluan 

Për organizatoren Rajmonda Zajmi, ky vit i Eco Fashion Show vinte si përherë me mesazhe të veçanta. Përpos ngjarjes, ajo kishte sjellë dhe fustanin e saj, i cili simbolizonte Shqipërinë dhe natyrën e saj.

Mbroni mjedisin dhe ky është mesazhi im sot. Ky është fustani që unë kam bërë vetë dhe mesazhi që unë dua të shpreh nëpërmjet këtij fustani është të mbrojmë Shqipërinë dhe ta mbajmë sa më të gjelbër dhe sa më të pastër. Këtë vit kemi pasur 120 kostume, ndërsa vitin e kaluar 90. Mbledhja e gjithë shkollave, të rinjve, sipërmarrësve, individëve, artistëve tokë së bashku në një event jep mundësinë që të shpalosin idetë e tyre me materiale të ricikluara. Unë shpresoj që kjo të vazhdojë, por kjo varet nga qytetarët.

Rajmonda Zajmi, organizatore Eco Fashion Show

Qëllimi i aktivitetit është të motivojë kreativitetin edhe pjesëmarrjen e kujtdo që dëshiron të jetë pjesë e artit të riciklimit, që kërkon të kalojë një mesazh për mbrojtjen apo problematikat e mjedisit, të sensibilizojë edhe të transmetojë njohuri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri