Futbolli në zi, ndërron jetë ish-
futbollisti i Partizanit Gjergji Thaka

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-<br />futbollisti i Partizanit Gjergji Thaka
Futbolli shqiptar në zi. Futbollisti i njohur i Partizanit në vitet’ 60-’70, Gjergji Thaka është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare.  
 
Lajmi është dhënë nga klubi i Partizanit, pjesë e së cilit ka qenë Thaka. 
 
Në njoftimin e tyre, Klubi shkruan se Gjergji Thaka ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit si dhe i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

FSHF njofton se homazhet për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Gjergji Thakës dho të mbahen nesër (ditën e premte) ora 10:00 -11:00 te ish-kompleksi "Dinamo" dhe me pas përcjellja për në banesën e fundit

Kush ishte Gjergji Thaka?
Thaka ishte një nga figurat kryesore të futbollit shqiptar. Me skuadrën e Partizanit ai është shpallur kampion kombëtar, ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe Kupën Ballkanike.

Pas largimit nga fusha e blertë, Gjergji Thaka ka qenë trajner moshash por edhe skuadrës ku vetë ka luajtur më parë, Partizanit. E ndërsa nga viti 1999-2002, ka qenë punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit. 

gjergji thaka
(Gjergji Thaka)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier