Në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit Fdererata Shqiptare e Futbollit organizoi një ndeshje mes ekipit të femrave të Tiranës dhe atyre të Partizanit. Përpara nisjes së sfidës miqësore dy kapitenet e ekipeve lexuan nga një deklaratë për sensibilizimin e grave.
“Dua të falenderoj klubet për angazhimin e tyre në këtë ditë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, si një sëmundje që merr jetë njerëzit dhe kush më mirë se sa këto dy ekipe mund ta ndërgjegjësojë popullatën për parandalimin e kësaj sëmundje dhe masat për diagnostifikimin në kohë të saj,”- u shpreh Florian Riza, Shef i Garave në Sektorin e Femrave.
“Jemi shumë të gëzuara që vajzat e pranuan me dëshirë këtë ftesë dhe duan të tregojnë edhe ato që femrat duhet të ndërgjegjësohen. Sporti bën mirë për shëndetin dhe kjo fushatë është shumë e rëndësishme sepse është një problem që prek shumë vajza, shumë femra,”- u shpreh Berta Lako, trajnere e Partizanit.
Ky është organizimi i parë i federatës në kuadër të sensibilizimit për këtë kauzë, por ata u kujdesën të saktësonin se nuk do të jetë i vetmi.
Tetori, në të gjithë botën, njihet si muaji rozë, me qëllim ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 3707
Lajme të tjera
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë
16 Prill, 15:37
-
Renditja/ Bylis mposht 3-2 Korabin dhe rikthehet në Superligë, fitojnë edhe Luzi me Tomorin
13 Prill, 17:18
-
Disiplina 30 vendime në një ditë, dënohet 40 përqind e Superligës! Dhunë dhe kërcënime te moshat
13 Prill, 09:56
-
Çmime si në ndeshjet e Kombëtares, FSHF nxjerr në shitje biletat e 'Final 4' më shumë se një muaj para! Biznes me Superligën
11 Prill, 20:51
-
Skema 'Final 4' në Superligë, FSHF përcakton datat për gjysmëfinalet dhe finalet
11 Prill, 15:26
-
Në dy ditë dhe orare të ndryshme, agjenda e Superligës! Spikat Egnatia - Partizani
10 Prill, 16:13
-
Euro 25/ Kombëtarja e vajzave fiton 2-0 kundër Estonisë, siguron tri pikët e para
9 Prill, 22:11
-
Euro U-19/ Shqipëria e vajzave mundet nga Skocia
9 Prill, 18:27
-
FOTO/ Talenti nga Saranda bëhet pjesë e Akademisë së Manchester Cityt
6 Prill, 20:30
-
Renditja/ AF Elbasani dhe Bylis garë në distancë, fiton edhe Flamurtari! Apolonia dhe Kastrioti tri pikë në shtëpi
6 Prill, 17:02