Futbollistët e Premier League nuk pranojnë uljen e pagave: Këto para do shkojnë vetëm në xhepat e pronarëve tanë të pasur (VIDEO)

Kudo në kampionatet e futbollit në Europë po diskutohet pezullimi ose reduktimi i pagave të lojtarëve, që nuk po pritet mirë nga këta të fundit. Në Premier League së fundmi është bërë diskutimi konkret, por rezultati nuk ka qenë ai që pritej, të paktën nga drejtuesit e kampionatit dhe të klubeve.

Pas një mbledhje me videokonferencë që zgjati 3-4 orë futbollistëve iu propozua një ulje page me 30% për 12 muaj, si pasojë e krizës financiare që ka prekur kampionatin si rrjedhojë e pandemisë së koronaviusit. Ndryshe nga ç'pretendonin drejtuesit e klubeve, të cilët këtë e shohin si një lehtësi mjaft të madhe, kjo nuk është pranuar.

Kevin De Bryune i Manchester City-t dhe disa kapitenë të skuadrave të tjera janë shprehur se kjo shkon vetëm në favor të pronarëve të tyre të pasur. Më tej përfaqësia e futbollistëve ka shtuar se më mirë ndihmojnë sistemin e shëndetësisë në Angli se sa të pranojnë uljen e pagave për xhepat e njerëzve të pasur.

Përfaqësia e futbollistëve profesionist më tej shtoi se në total për 12 muaj i bie të redukton 500 mln paund, që do të thotë 200 mln paund për shtetin. Indirekt do të thotë më pak të ardhura edhe për shëndetësinë.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit