Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë
Futbollistët duke përdorur Snus
Snus-mania po çmend Anglinë. Që në vitin 2016 ka shkaktuar debate imazhi i James Vardy, i cili gjatë kohës që ishte i grumbulluar me Anglinë, mbante në dorë diçka misterioze, ndërsa lojtarë të tjerë kanë konfirmuar se Snus është përhapur shumë tashmë në sektorin e moshave dhe në kategori të tjera deri te Premier League.
Por çfarë është Snus? Snus nuk është gjë tjetër veçse një lloj duhani i bluar dhe i tharë, i prodhuar në Suedi. I njëjti produkt më pas laget dhe mblidhet në qese të vogla, sikur të ishte karamele. Vendoset poshtë buzës dhe lëshon nikotinë që ndikon në qarkullimin e gjakut. Në Angli dhe Europë substanca konsiderohet e paligjshme, por ka shumë lojtarë të Premier League që e përdorin dhe përpiqen ta konsumojnë larg syve kureshtarë.
Portieri i tretë i Newcastle, Mark Gillespie, u kap nga kamerat gjatë një ndeshjeje kundër Liverpool-it, ndërsa po fuste diçka nën buzë. Të njëjtin fat ka pasur edhe Bertrand Traore tek Aston Villa, i cili duke kuptuar se po filmohej nga kamerat, futi me ngut disa në gojë për të mohuar më vonë se ishte duhan suedez.
Ai që mund të duket si një ves i thjeshtë, në Angli konsiderohet si një problem i vërtetë shëndetësor. Snus lehtëson çlirimin e dopaminës, ose një lloj stimuluesi i menjëhershëm.
Megjithatë, nuk është një substancë e ndaluar dopingu, por një stimulues që mund të shkaktojë varësi. Rreziqet? Ato janë të jashtëzakonshme sepse përdorim i shpeshtë i Snus mund të shkaktojë shfaqjen e tumoreve.

Vardy i fotografuar me Snus
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
41.9%
-
Të gabuar
49.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1414
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Manchester City shpallet kampion i Premier League! Tottenham përshëndetet me zonën Champions, Liverpool e bën dramë Europën
20 Maj, 20:51
-
Informoi edhe trajnerin, Granit Xhaka largohet nga Arsenali! Surprizon me ekipin e ri
16 Maj, 18:10
-
GOLAT/ Suksesi i 11-të radhazi për Man. City-n, Brentford shtang West Ham-in! Arsenali turpërohet në shtëpi dhe humbet titullin e Premier League
14 Maj, 19:33
-
Goli kundër Laçit dhe 4 milionë euro, si Manchester United e humbi Erling Haaland-in: Nuk patën besim
13 Maj, 22:25
-
Chelsea gjen trajnerin e sezonit të ri
13 Maj, 21:32
-
GOLAT/ United në Champions, Chelsea nuk ngre kokë! Tottenham humbet në transfertë, Southampton rrëzohet nga Premier League
13 Maj, 18:16
-
Shqipëria kualifikohet e para për finalen e 'Eurovision'! Albina dhe familja Kelmendi shkëlqejnë me performancën plot emocion në skenë në Liverpool (VIDEO)
11 Maj, 22:25
-
VIDEO/ Gol pas 100 minutave, Brighton bën për 'ujë të ftohtë' United! 'Djajve' iu lëkunden pozitat Champions
5 Maj, 10:36
-
GOLAT/ Haaland vendos rekord, Manchester City prin Premier League-n! Liverpool-i fiton dhe shkon në Europa League
4 Maj, 10:15
-
VIDEO/ Arsenali 'shkërmoq' Chelsea-n, Xhaka dhuron dy asiste! Lampard: Ishim katastrofë
3 Maj, 12:38
-
Arsenal 'vulos' derbin londinez, topçinjtë 'likujdojnë' Chelsea-n brenda pjesës së parë
2 Maj, 22:22
-
VIDEO/ 7 gola në 'Anfield', Liverpool e bën dramë me Tottenham-in dhe prek Europën! Manchester City merr kreun e Premier League
1 Maj, 09:34