Futet për të vjedhur me një picë në dorë brenda një vile në Tiranë, hajduti 39-vjeçar kapet nga pronari dhe bëhet për spital

Futet për të vjedhur me një picë në dorë brenda një vile në Tiranë, hajduti 39-vjeçar kapet nga pronari dhe bëhet për spital

Foto ilustruese

Sikur ta pësonin të gjithë hajdutët kështu. Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është regjistruar në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet, ku hajduti është kapur nga pronari i shtëpisë dhe më pas e ka dorëzuar në postën policore Farkë.

Tedi Neziri, hajduti serial i apartamenteve në tentativë për të grabitur një banesë, është kapur nga pronari i vilës luksoze që ndodhet në afërsi të “Kopshtit Botanik” dhe për pasojë vetë agresori, ka mbetur i dëmtuar rëndë nga dhunimi fizik që i është bërë brenda në shtëpi.

Redaksia mëson se tashmë prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Tedi Nezirit, për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” dhe se ndaj tij gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pavarësisht se avokati i Nezirit, Detar Hysi, tha se klienti vijon të marrë mjekim në spital për shkak të plagëve të shkaktuara.

Por paralelisht me këtë situatë, hetim prokuroria mësohet të ketë nisur edhe për pronarin e shtëpisë Bekim Bulica dhe 4 shokët e tij, që e kanë keqtrajtuar rëndë hajdutin Tedi Neziri.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur në 10 Maj 2022, ku rreth orës 21:30 Tedi Neziri, është kapur brenda në banesën e Bekim Bulicës, në tentativë për të kryer vjedhjen.

Ai është paraqitur si person që shiste pica, pasi teksa i është afruar derës kryesore të shtëpisë Neziri mbante në dorë një picë. 39-vjeçari i ka rënë zilës së banesës por askush nuk i është përgjigjur.

Por pak sekonda më vonë ai ka nxjerrë diçka nga xhepi dhe ka arritur të hapi derën e vilës, duke depërtuar në ambientet e brendshme. Por teksa ndodhej brenda, Tedi Neziri është pikasur na pronari i shtëpisë Bekim Bulica. Ky i fundit së bashku me Olsi Mataj, kanë arritur ta neutralizojnë duke u përleshur me Tedi Nezirin.

Në ndihmë të Bulicës dhe Mataj, kanë shkuar dhe tre shokë të tjerë, të cilën e kanë rrahur hajdutin dhe më pas dorëzuar atë në ambientet e postës policore të Farkës.

Në dosjen hetimore thuhet se gjatë vjedhjes me dhunë, Tedi Neziri, ka pasur dhe përdorur armë të ftohta, thika, me të cilat ka goditur dhe dëmtuar Bekim Bulica dhe Olsi Mataj, duke i shkaktuar dëmtime këtyre dy personave.

Më tej evidentohet se gjatë grabitjes dhe përleshjes, Tedi Neziri, ka dëmtuar vetë veten e tij.

Neziri, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadefi: 17/05/2022 00:33

    Ua lumsha. Mirë ja kanë bërë. Hiç të mos jenë pishmënd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?



×

Lajmi i fundit

John

Sot i vendosën eksploziv në garazhin e hotelit në Sarandë, historia përsëritet për drejtorin e FSDKSH- së! Një vit më parë tritol në tarracë