Futet tek urgjenca për të parë të afërmin e tij, gjobitet me 500 mijë lekë! Policia: Ja ku të aplikoni për të dalë nga shtëpia (VIDEO)

TIRANË - Policia e Shtetit thotë se nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi. 

"Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre", njofton policia.

Një qytetar është ndëshkuar me masë administrative 500 mijë lekë pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore për të parë familjarin e tij. Në kushtet kur vendi është në situatë emergjence nga COVID-19, nuk lejohet asnjë vizitë e familjarit në ambientet spitalore, vetëm nëse vjen me autorizim nga autoritetet shëndetësore.

Ndërkohë, policia e Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues automjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, dhe janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të makinës.

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 qytetarë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/03/2020 12:18

    Dynjaja kërkon të testoje a funksionon apo jo shteti.. mbaje gjoben tani dhe qaj

    Përgjigju
  • Populli: 30/03/2020 12:09

    Këtij plehrës Jo vetëm 500 mijë lek gjobë, por dhe një muaj burg karantinim sepse tani nuk e dimë ka marrë apo jo infektim.

    Përgjigju
  • Vjollca Capi: 30/03/2020 11:54

    Ne ne familje jemi bur e grua kemi per te mare pensionin ne dat 5 -20njeri 5 tjetri ne 20 Pensinin e kemi ne banke te pakten te dal une gruaja keshtu qe duhet nje zgjidhjese do pagojme dhe dertyrimet e shtetit drita uje tel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht