Futi celular në qeli, dënohet me 8 muaj burg atentatori i Capjave...'Lidhja' e dyshimtë me Jurgen Kurtin (VENDIMI)

Vendimi i Gjykatës, Shkëlzen Hasanpapaj dhe Jurgen Kurti

TIRANË- Pas një dekade burgim për akuzën e atentatit ndaj Florenc Capjas e Bledar Mucës, Shkëlzen Hasanpapajt i shtohen edhe 8 muaj burgim. Dënimi shtesë është dhënë nga gjykata penale tiranë për akuzën e futjes së telefonit celular e sendeve të ndaluara në qeli pranë paraburgimit "302" tek "Mine Peza".

Vendimi me 8 muaj burg është dhënë nga gjyqtare Shefkije Demiraj, ndërsa Report Tv ka siguruar një kopje të tij. Karta që përdorte Hasanpapaj rezulton e regjistruar sipas vendimit të Gjykatës në emër të Jurgen Kurtit, gjeneralitet i cili është i njëjtë me atë të ish- menaxherit të Vipave, vrarë pak kohë më parë në Tiranë.

Por ende nuk dihet nëse Kurti kishte lidhje direkte me këtë kartë pasi në regjistrat e burgut "302" ai s'ka asnjë takim me Hasanpapajn.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shkollat mbyllur nga koronavirusi/ A po funksionon mësimi online?

Komento