G-7 thirrje Bjellorusisë t'i japë fund krizës së imigrantëve

G-7 thirrje Bjellorusisë t'i japë fund krizës së imigrantëve

Grupi i Shtatëshes dënoi të enjten atë, që e quajti, një situatë të orkestruar të imigrimit të paligjshëm në kufi nga ana e qeverisë bjelloruse. Deklarata vjen ndërsa vendi fqinj Polonia, njoftoi për të tjera përpjekje të imigrantpëve për të kaluar kufirin e saj.

I bëjmë thirrje regjimit (të Aleksandër Lukashenkos) të ndalë menjëherë fushatën agresive dhe shfrytëzuese për të parandaluar vdekjet dhe vuajtjet e mëtejshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të ministrave të jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Organizatat ndërkombëtare duhet të kenë qasje të menjëhershme dhe pa u penguar për të ofruar ndihmë humanitare”, thuhej gjithashtu në deklaratë.

Vendet evropiane kanë akuzuar Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko se ka nxitur mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, në hakmarrje ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura për të ndëshkuar Bjellorusinë për shtypjen e protestuesve pro-demokracisë.

Bjellorusia i ka hedhur poshtë akuzat se qëndron pas grumbullimit të imigrantëve në kufi.

Grupi i Shtatëshes tha të enjten se Bjellorusia po përpiqet "të largojë vëmendjen" nga shkeljet që po i bën ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut. Në deklaratë shprehej solidariteti me Poloninë, si dhe me dy vendet e tjera fqinje të Bjellorusisë, Lituaninë dhe Letoninë./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?